Kosova
AirPrishtina, linjë e re fluturimi Basel – Shkup nga 3 korriku
AirPrishtina më 3 korrik 2021 do të ketë një linjë të re fluturimi nga Bazeli (Zvicër) në drejtim të aeroporit të Shkupit (Maqedonia e Veriut), e cila do të lehtësojë ardhjen e mërgimtarëve tanë në vendlindje.
Gjithashtu kjo linjë e re do të funksionojë edhe me zbritje prej 10 % ndaj të gjithë atyre të cilët zgjedhin që të udhëtojnë me Air Prishtina.
Për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të udhëtojnë me kompaninë tonë në drejtim të vendlindjes, rezervimet duhet t’i bëjnë deri më 20.05.2021, në orën 23.59.
Fluturimi i fundit i kësaj linje do të jetë data 31.10.2021 dhe kjo ofertë do të vlejë vetëm për fluturimet kthyese. Rezervimet mund të bëhen vetëm online dhe në çmime nuk përfshihen tarifat dhe taksat e udhëtimit.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni













