Shqipëria
Sali Berisha do ta padisë për shpifje Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken
Ai tha se akuzat e ngritura në adresë të tij nga sekretari i DASH janë shpifje publike dhe për këtë tha se avokati i tij po përgatit padi
Ish-kryeministri Sali Berisha po mban një konferencë për mediat pas vendimit të Depertamentit Amerikan të Shtetit, i cili një ditë më parë publikoi vendimin, në të cilin thuhej se ai dhe familja e tij janë shpallur persona të padëshirueshëm në SHBA.
Ai tha se akuzat e ngritura në adresë të tij nga sekretari i DASH janë shpifje publike dhe për këtë tha se avokati i tij po përgatit padi.
“Nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë se unë, jam po kam qenë i implikaur në një aferë të cfarëdoshme korruptive, prandaj dhe unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral, dhe të respektuar siç është Franca, që të ngrejë ndaj Antony Blinken një padi direkte për shpifje publike. Do të paditet nga Gjykata Korreksionale e Parisit, në të cilën është ngritur padia nga avokati im.”, tha ai.
Pyetur nga gazetarët nëse do të ngrejë padi edhe ndaj ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Matthew Palmer, i cili pohoi në një intervistë për Zërin e Amerikës se z. Berisha ka “buzuar “me detyrën, ish-kryeministri tha se do ta shqyrtojë një mundësi të tillë, por fillimisht tha se fokusi është tek padia për Blinken.
“Do ta shqyrtoj qëndrimin e e tij, por në një aspekt z. Palamer, mendoj unë dhe në fund të fundit ai është një zyratr i lartë i DASH, i cili ka mbrojtur deklaratësn e DASH. S’ka bërë gjë tjetër. Ajo është deklarata që thotë për kurrupsion….Do ta studioj edhe deklaratën e tij, por sot jam tër atë deklartatë, për që shtë bërë”, theksoi Berisha./VoA
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër Zug nuk është më kantoni më tërheqës fiskalisht në Zvicër... -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona -
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet















