Lajme
Maqedoni: Mërgimtarët shihen si shpëtim për bizneset e vogla
Shumica e pronarëve të dyqaneve në Tetovë thonë se ekzistenca e tyre varet pikërisht nga mërgimtarët
Heqja e masave anti-kovid nëpër pika kufitare do të mundësonte ardhjen e mërgimtarëve gjatë verës në Maqedoni.
E këtë më së shumti e dëshirojnë bizneset e vogla.
Shumica e pronarëve të dyqaneve në Tetovë thonë se ekzistenca e tyre varet pikërisht nga mërgimtarët dhe për këtë shkak kërkojnë nga Qeveria që të mundëson masa lehtësuese për ardhjen e tyre, transmeton koha.mk, përcjell Albinfo.ch.
“Me ardhjen e mërgimtarëve në Maqedoni mendoj se biznesi do të ketë një avancim, të gjithë bizneset e vogla gati një vit e gjysmë janë në kolaps. Për momentin në Maqedoni kanë problem me financat. Ekonomia në Maqedoni është varur nga mërgata shqiptare edhe këtë më së miri mund ta tregojnë ekspert e ekonomisë”.
“Shteti duhet të krijojë më shumë gjëra që të vijnë mërgimtarët. Nëse nuk vijnë kurbetqarët shteti nuk ka leverdi. Tetova, Maqedonia e gjithë varet nga mërgata, 50 % të gjithë varemi nga ata”.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër














