Lajme
BE përgatit listën e vendeve pa kufizime për hyrjen në Europë
Shtetet anëtare të BE-së pritet të krijojnë deri më 9 qershor listën e vendeve joeuropiane, shtetasit e të cilave do të jenë në gjendje të hyjnë lirshëm në zonën europiane, njoftoi ministri i Jashtëm francez, tha Jean-Yves Le Drian.
BE mbylli kufijtë e saj të jashtëm në mars 2020 për udhëtimet jothelbësore dhe për këtë arsye do të krijojë nga qershori një listë të shkurtër, të rishikuar rregullisht, të vendeve të treta, banorët e të cilave, të vaksinuar ose jo, mund të hyjnë në Bllok.
“Qëllimi është që kjo listë të jetë gati më 9 qershor, pra është shumë shpejt”, tha Le Drian, transmeton Alsat, përcjell Albinfo.ch.
“Kjo kategori e gjelbër do të bëjë të mundur hyrjen në Europë, pa ndonjë vështirësi, përveç kontrolleve minimale shëndetësore”, shtoi ai pa dhënë detaje të tjera.
Përveç kësaj, ekziston edhe një “listë portokalli”, që do të identifikojë vendet, shtetasit e të cilave duhet të kenë marrë një “vaksinë të njohur” nga BE, si edhe një “listë e kuqe” me kufizime jashtëzakonisht të forta për shkak të qarkullimit të varianteve COVID-19.
Lista e fundit aktualisht përfshin Brazilin, Argjentinën dhe Indinë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











