Kosova
Gjermania kërkon ekstradimin e tre kosovarëve që mashtruan qytetarët gjermanë me “Call Center”
Dy muaj më parë Prokuroria Speciale kishte bërë të ditur se “ka sekuestruar dhe ka ngrirë 2 milionë e 389 mijë e 750 euro në kuadër të një operacionit në disa “Call-Center” në Prishtinë dhe Ferizaj nën dyshimet për mashtrim të qytetarëve gjermanë.
Prokuroria e Përgjithshme e Bambergit në Gjermani po kërkon nga autoritet e Kosovës që të ekstradohen tre persona, nga 18 që u arrestuan në fund të muajit mars nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me atë gjermane. Ata dyshohen për veprat penale të mashtrim dhe krimit të organizuar përmes “Call Center”, përcjell Albinfo.ch.
Prokuroria gjermane më anë të një përgjigje me shkrim për Albanian Post thonë së tashmë kanë kërkuar zyrtarisht nga autoritet e Kosovës ekstradimin e tre të dyshuarve, por nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth këtij rasti.
“Deri më tani nga autoritetet kosovare përgjegjëse është kërkuar të ekstradojnë tre nga personat e arrestuar. Për statusin e procedurave në zyrën e Prokurorit Special të Republikës së Kosovës, ju lutemi kontaktoni direkt me ta”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Prokurorisë së Përgjithshme të Bambergit.
Ndërkaq, zyra për media dhe komunikim me publikun në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, thanë për AP se “duke u bazuar në dispozitat e Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunim gjyqësor në çështje penale, autoritetet gjermane kanë kërkuar që ky rast të trajtohet si rast i klasifikuar”, thuhet në përgjigjen e MD-së.
“Andaj si i tillë duhet trajtuar në kuptim të marrëveshjes së lartpërmendur dhe ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale i cili e përcakton se Ministria e Drejtësisë, me kërkesën e autoritetit gjyqësor të huaj, ruan konfidencialitetin e kërkesës për bashkëpunim juridik ndërkombëtar dhe informatës së cekur në kërkesë”.
“Andaj, për arsyet e sipërcituara Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës nuk mund të jap asnjë informacion rreth kësaj çështjeje”.
AP ka dërguar pyetje për këtë çështje edhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës, por që nga ky organ i akuzës nuk kanë kthyer përgjigje.
Dy muaj më parë Prokuroria Speciale kishte bërë të ditur se “ka sekuestruar dhe ka ngrirë 2 milionë e 389 mijë e 750 euro në kuadër të një operacionit në disa “Call-Center” në Prishtinë dhe Ferizaj nën dyshimet për mashtrim të qytetarëve gjermanë.
Po ashtu janë sekuestruar nëntë vetura si dhe një numër i konsiderueshëm kompjuterësh, serverësh dhe telefonash celularë, që janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale”, njofton Prokuroria Speciale.
Aksioni i Policisë së Kosovës është bërë në bashkëpunim edhe me policinë gjermane, përkatësisht me prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg të Gjermanisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
AMC bashkon komunitetin në Cyrih për të ndihmuar familjet në Kosovë Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë ngjarjen e 8-të vjetore humanitare "Save a... -
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit













