Tematike
Si po rrjedh procesi i vaksinimit të shqiptarëve në kantonet frankofone
Të gjithë kantonet frankofone tani kanë filluar vaksinimin edhe për të rinjtë nga mosha 16 vjeç, që të luftojnë kundër Coronavirusit dhe sëmundjeve tjera
Në javët e fundit, në një kohë kur në gjithë Zvicrën ka një intensifikim të procesit të vaksinimit, edhe në Zvicrën romande vaksinimi ka marrë hov. Të kujtojmë: Kantoni i Gjenevës, Fribourgut, Neuchâtel dhe ai Valisit kanë filluar fushatat e tyre të vaksinimit më 28 dhjetor, kantoni i Vaud-it më 30 dhjetor dhe Jura, më 4 janar.
Të gjithë kantonet frankofone tani kanë filluar vaksinimin edhe për të rinjtë nga mosha 16 vjeç, që të luftojnë kundër Coronavirusit dhe sëmundjeve tjera, shkruan albinfo.ch.
Cilat vaksina përdoren në Zvicër?
Swissmedic e ka autorizuar vaksinën RNA nga Pfizer-BioNTech më 19 dhjetor 2020, me emrin Comirnaty dhe atë të Moderna, më 9 Janar 2021. Këto janë dy vaksinat e vetme Covid-19 që janë lejuar të përdoren në Zvicër deri më tani.
Por shqiptarët të cilët janë pa dokumentacion (në të zezën) dhe ata të cilët nuk kanë sigurim shëndetësor, Federata Zvicerane e Shëndetit ka lejuar të vaksinohen duke e marrë përsipër pagesën e vaksinimit.
Kështu, në Gjenevë, Kryqi i Kuq i Gjenevës ka ofruar një shërbim të regjistrimit të vaksinimit për shqiptarët pa dokumenta që nga 10 maji. Kushti i vetëm është që ata të jenë në gjendje të vërtetojnë se kanë qëndruar në kanton për më shumë se 3 muaj (lidhja). https://asile.ch/wp-content/uploads/2021/05/CRG_Vaccination_flyer.pdf
Në kantonin Vaud, qendra e vaksinimit Unisanté ka hapur një kanal specifik për të akomoduar njerëzit pa dokumenta, pa takim (nga e hëna deri të shtunën, nga ora 8 në mëngjes deri në orën 11:30).
Shqiptarët e pastrehë, që nuk kanë adresë fikse të banimit, mund të drejtohen në L’Espace në Lozanë, La Lucarne në Yverdon-les-Bains si dhe në qendrën e pritjes me prag të ulët të Fondacionit AACTS në Vevey ku do të vaksinohen në vend, nga ekipet mobile.
Informacioni është shpërndarë në rreth tridhjetë shoqata në kontakt me popullatën.
Një pjesë e popullatës shqiptare në Lozanë nuk është ende e bindur që vaksinat kundër Covid-19 do të jenë efikase, e disa të tjerë nuk ndihen të sigurt. Një pjesë e tyre mendojnë që Covidi është vetëm një grip sezonal, kurse disa të tjerë thonë: “Covid-19 është vetëm një politik ekonomike, shkruan albinfo.ch. Nëse do të na detyrojë Zvicra vaksinën, atëherë do vaksinohemi sepse nuk do të kemi rrugëdalje tjetër për shkak të udhëtimit”, thonë ata për albinfo.ch. “Patjetër që duhet të vaksinohemi, vetëm kështu mundemi të luftojmë Covidin”, thonë disa të tjerë.
Megjithatë, shumica e komunitetit shqiptar të kantonit VAUD shprehin interesim për t`u vaksinuar. Shumë prej tyre tashmë kanë caktuar takimet, disa të tjerë janë vaksinuar me dozën e parë e presin takimet e tyre në qendra që të përfundojnë dozën e dytë.
Zamira Bytyçi
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














