Lajme
Punësimi në Zvicër, në rritje
Në këta sektorë janë kërkesat më të mëdha për punësim në Zvicër
Numri i vendeve të lira të punës në Zvicër u rrit me 7.9 për qind midis prillit dhe majit 2021 dhe me 178 për qind që nga janari, sipas indeksit zviceran të punës nga agjencia e rekrutimit Michael Page, transmeton albinfo.ch.
Kjo është norma më e fortë mujore e rritjes këtë vit, madje edhe më e lartë se në të njëjtën periudhë para-Covid.
Kërkon punëtor për këta sektorë
Kërkesa më e madhe është për specialistë në logjistikë, IT, inxhinieri, menaxhim infrastrukture, si dhe sektorë farmaceutikë.
Të gjitha rajonet regjistruan rritje pozitive, duke filluar me Zvicrën qendrore (+ 12,7 për qind), pasuar nga Berna, Neuchâtel dhe Fribourg (8 për qind) – gati në të njëjtin nivel me Gjenevën, Vaud dhe Valais (7,9), transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni














