Lajme
Policia gjermane kap tre shqiptarë me dokumente të rreme greke
Identiteti i vërtetë i "grekëve", siç ishin prezantuar ata, u zbardh shpejt: Ata ishin shtetas shqiptarë dhe po qëndronin ilegalisht në Gjermani
Tre shqiptarë të cilët policia i ka nxjerrë nga trafiku në autostradën A93 duhet të përgjigjen për disa shkelje të Ligjit të Vendbanimit, atij të Sigurimeve Shoqërore, falsifikimit të dokumenteve dhe çertifikimit të rremë, shkruan frankenpost.de.
Siç njofton policia, tre personat në fjalë dhe katër të tjerë po udhëtonin me një minibus në drejtim të Dreieck Holledau, transmeton albinfo.ch. Automjeti kishte targa të Cuxhaven-it.
Patrulla e Policisë Federale e ka drejtuar minibusin nga autostrada, te vendi për inspektim.
Shtatë personat që ndodheshin në minibus ishin të punësuar si punëtorë skelesh për një kompani gjermane veriore dhe po bënin rrugën Chemnitz – Mynih. Tre prej tyre u identifikuan me letërnjoftime greke. Sipas inspektorëve, këto ishin falsifikime.
Pastaj ata u kanë kontrolluar atyre shenjat e gishtërinjve me kompjuterin e policisë.
Identiteti i vërtetë i “grekëve”, siç ishin prezantuar ata, u zbardh shpejt: Ata ishin shtetas shqiptarë, transmeton albinfo.ch. Si të tillë atyre do tu duhej një leje shtesë pune në Gjermani, pasi Shqipëria nuk i përket BE-së.
Zyrtarët e policisë rrugore kanë inicuar disa akuza kundër tyre. Pastaj tre shqiptarëve u është kërkuar të largohen nga Republika Federale e Gjermanisë sa më shpejt të ishte e mundur. Për ta bërë këtë, atyre u janë dhënë certifikata të kalimit kufitar.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














