Lajme
Situata e Covid në Zvicër, Gjermani dhe Austri, drejt përmirësimit
Të dhënat e fundit rreth numrit të të prekurve nga koronavirusi
Situata e Covid-19 në Zvicër, Gjermani dhe Ausri po shkon drejt përmirësimit. Rastet e reja dhe vdekjet po ashtu janë ulur ndjeshëm, transmeton albinfo.ch.
Zvicra deri më tani ka kryer miliona testime për Covid-19, ndërkohë edhe Gjermania ka kryer mbi 61 milionë teste dhe Austria mbi 43 milionë, transmeton albinfo.ch.
Statistikat e fundit tregojnë se në Zvicër që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka gjithsej 696,801 infeksione me koronavirus, në Gjermani, 3,701,690 dhe në Austri 645,834 infeksione në total, shkruan albinfo.ch.
Autoritetet shëndetësore zvicerane dhe ato gjermane e austriake kanë bërë të ditur se Zvicra, Gjermania dhe Austria kanë një ulje të ndjeshme qoftë të viktimave, rasteve aktive, ashtu edhe të infektimeve të reja, ndërkohë që vaksinimi ka një trend rritjeje.
Zvicra vazhdon të ketë shumë raste, gjithsej 31,174 raste aktive, numër ky ende i lartë, referuar statisitkave të fundit, ndërkohë që Gjermania ka 85 mijë raste aktive dhe Austria dukshëm më pak me 4,476 raste aktive.
Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur.
Në Zvicër deri më tani janë shëruar 654,799, në Gjermani 3,527,000 të shëruar dhe Austri 630,731 shërime gjithsej. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













