Lajme
30-vjeçari nga Kosova u qëllua nga bashkëkombësi i tij
Detaje tjera janë bërë të ditur për vdekjen e një shqiptari nga Kosova në Hannover të Gjermanisë
Një shqiptar nga Kosova është vrarë të enjten në mesditë në Hannover të Gjermanisë. Tashmë janë dhënë detaje tjera nga ky rast i rëndë, përcjell albinfo.ch.
Njëri prej tyre, i identifikuar si Armin N., 30-vjeç, u qëllua me armë zjarri në një nga kryqëzimet e qytetit gjerman, teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne”, ku si pasojë mbeti i vrarë në vend.
Dyshohet se autor i ngjarjes është një tjetër shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Rinor Z., i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”.
Hetimet janë duke vazhduar edhe pse dyshohet se ka më shumë persona të përfshirë në këtë ngjarje.
Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i “Mercedes Benz-it”, Rinor Z., pas përplasjes është larguar në këmbë, ndërsa ka arritur t’i shpëtojë forcave të policisë. “Autori i dyshuar i vaisjes është larguar, jemi ende në kërkim të tij”, është shprehur Katrin Söfker, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik në Hanover të Premten.
Mediat gjermane bëjnë me dije se hetuesit dyshojnë se Rinori ndodhet ende në Gjermani, në Hanover apo edhe Langenhagen.
Armin N. nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë gjermane. Emri i tij është lakuar më 22 mars të 2017-ës, për një përplasje me armë zjarri në Andreas-Hermes-Platz, ku mbeti i vdekur një person. Për këtë vrasje, si autor u dyshua pikërisht ai, i cili mbeti i vdekur ditën e sotme. Para kësaj, ishte plagosur nga disa goditje me thikë.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











