Botë
Një kod për turistët, plan i ri për mbrojtjen e tyre në rast emergjence
Mbi 100 vende po punojnë me Organizatën Botërore të Turizmit, përfshirë linjat ajrore, hotelet, agjencitë e udhëtimeve dhe operatorët turistikë
Pandemia mund të ndryshojë përgjithmonë mënyrën e të udhëtuarit, por këtë herë për mirë.
Për të shmangur një kthim tek kaosi dhe zemërimi që mijëra njerëz përjetuan gjatë emergjencës së COVID, Organizata Botërore e Turizmit po punon për një Kod Ndërkombëtar për Mbrojtjen e turistëve.
Kodi në fjalë synon të ofrojë një “rrjet të sigurt” për udhëtarët në gjithë botën, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Si fillim, për raste emergjence si pandemia, por edhe raste të tjera si tërmeti, cunami, apo një konflikt, turistët do të kenë të siguruar një asistencë bazike nëse bllokohen në vendet që po vizitojnë. Ata do të kenë gjithashtu shërbim shëndetësor, apo trajtim mjekësor në rast nevoje, riatdhesim dhe lehtësime për vizat. Pra, të gjitha garancitë e duhura që ata të ndihen të sigurt dhe të kthehen shëndosh e mirë”, u shpreh Alicia Gomez, këshilltare ligjore.
“Turizmi ka nevojë për diçka të thjeshtë: rregullat të qarta, të thjeshta dhe të shpejta. Sapo të bëhet kjo, turizmi rinis vetë”, tha Massimo Garavaglia, ministër i Turizmit të Italisë.
Mbi 100 vende po punojnë me Organizatën Botërore të Turizmit, përfshirë linjat ajrore, hotelet, agjencitë e udhëtimeve dhe operatorët turistikë.
“Synimi është të zhvillojmë minimumin e standardeve ndërkombëtare për turistët në raste emergjence si pandemia. Në këtë studim ne po përpiqemi të nxjerrim leksione nga COVID-i dhe të krijojmë një kod ndërkombëtar për të mbuluar situatat emergjente. Është një mjet për menaxhimin e rrezikut”, tha Ozgul Oksan Yavuz, zëvendës ministre e Turizmit në Turqi.
Rëndësia e miratimit të një qasjeje të përbashkët u propozua nga grupet e interesit gjatë një takimi mes përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe atyre të Organizatës Botërore të Turizmit, në Athinë.
“Po japim një mesazh shumë të fortë, sepse Komisioni Rajonal për Evropën është institucioni më i lartë i ndjekur në historinë e OBT-së. Jo vetëm sepse kemi një numër të madh përfaqësuesish shtetesh të pranishëm, por edhe një numër të madh ministrash, zëvendësesh dhe sekretarë Shteti. Kjo është shenjë se rëndësia politike e turizmit po rritet. Njerëzit e kuptojnë se turizmi është një faktor kyç në jetën tonë”, deklaroi Alesandra Priante, drejtoreshë për Evropën në OBT.
Drafti final i Kodit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Turistëve do të jetë gati në vjeshtë. Sapo të aprovohet, do t’u takojë shteteve anëtare të paraqesin legjislacionin dhe ta vendosin industrinë e turizmit në shinat e duhura, në përputhje me rregullat e reja.
Të tjera nga Botë
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













