Kosova
Gripi i shpezëve në Kosovë, asgjësohen rreth 10 ferma
Javë më parë u konfirmua prezenca e gripit të shpezëve tipi H5N8 në Kosovë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte njoftuar se mostra e testuar në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë detektuar prezencën e gripit të shpezëve Influenca Aviane A Subtipizimi H5 dhe N8 ( Gripi i shpezëve H5N8).
Si rezultat i kësaj deri më tash janë asgjësuar rreth 10 ferma. Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.
“Deri më tash janë diku rreth 10 ferma që janë asgjësuar, kryesisht janë ferma të ekonomive familjare që pas marrjes së mostrave kanë rezultuar pozitiv në Gripin e Shpezëve H5N8”, ka thënë Thaçi, përcjell Albinfo.ch.
Thaçi ka treguar se rastet e Gripit të Shpezëve që janë konfirmuar janë në shumicën e komunave të Kosovës, përfshirë këtu Prizrenin, Rahovecin, Skenderajn, Mitrovicën, Malishevën dhe disa komuna të tjera.
Ai ka shtuar se inspektorët janë në terren duke lokalizuar fermat e prekura, te të cilat kryhen të gjitha shërbimet duke përfshirë edhe asgjësimin e shpezëve të ngordhura dhe atyre prezentë në fermë nën mbikëqyrje të veterinerëve zyrtarë duke respektuar masat e biosigurisë.
Sipas OBSH-së, gripi i tipit H5N8 është një nënlloj i virusit të gripit A (ndryshe i quajtur grip i shpezëve), i cili është shumë vdekjeprurës për zogjtë e egër dhe shpezët. H5N8 zakonisht nuk infekton njerëzit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih













