Kosovë
EJA N’SHARR FEST
Një festival në zemër të Maleve të Sharrit për të gjithë entuziastët e natyrës dhe aventurës
Një traditë e bukur po fillon në Kosovë më 16-18 korrik 2021. “Eja n’Sharr Fest” është ngjarja që do të bëjë bashkë entuziastët e natyrës, promovimin e potencialit turistik të vendit, përjetimin e kulturës dhe gastronomisë vendore si dhe rrjetëzimin mes akterëve të turizmit. Pikëtakimi është vendi i quajtur Guri i Zi mes Dragashit dhe Prizrenit. Të ftuar janë të gjithë!
“Eja n’Sharr Fest” është festival tre-ditor i aktiviteteve malore, kulturore dhe sportive, i ideuar dhe organizuar nga SuperXplorers. Kjo ngjarje synon të jetë tradicionale, me fokus promovimin dhe prezantimin e potencialit turistik të zonës.
Kjo ngjarje është konceptuar për të gjithë entuziastët e natyrës, aventurës, brenda Kosovës dhe vendeve të rajonit por me një fokus të veçantë edhe për diasporën tonë, duke u ofruar kështu një mundësi që t’i njohin më shumë bukuritë e natyrës së vendit Kosovës, duke praktikuar ndonjërin nga aktivitetet rekreative apo sportive që do të realizohen gjatë festivalit. Më e rëndësishmja, pjesëmarrësit do të njihen edhe me njerëz të rinjë ku edhe mund të ndajnë preferencat dhe përvojat e njëri-tjetrit për aktivitetet e ngjashme në natyrë.
Ndër aktivitetet e parapara në natyrë janë marshuta nëpër shtigjet e majave përreth, lëshim me biçikleta malore nga shtigjet e Sharrit, paragllajdizëm, kajak, via ferrata, sesione të jogas, dhe të fitnesit etj. Degustimi i shijeve vendore është pjesë përbërëse e konceptit të këtij festivali. Pjesëmarrësit do të mund të shijojnë përgatitjen e ushqimeve tradicionale në hapësirat e dedikuara. Ushqimi do t’ju ofrohet pjesëmarrësve me çmime modeste. Në po ato hapësira do të vendosen tenda ku shërbehet pije dhe kafe. Për pjesëmarrësit do të ketë akomodim në dhoma të hotelit, në kabina të drurit dhe tenda kampingu.
Ngjarja do t’i kushtojë rëndësi të veçantë edhe promovimit të produkteve dhe brendeve vendore. Kompanitë vendore do të kenë mundësinë që në forma të ndryshme t’i promovojnë produktet e tyre si dhe të ndihmojnë në realizimin e kësaj ngjarjeje në formate të cilat u përshtaten atyre si prodhues vendorë.
Por si lindi ideja për “Eja n’Sharr Fest”?
“Pandemia ndodhi dhe ndryshoi shumëçka, si për të mirë, ashtu edhe për të keq. Prandaj, duke qenë një ndër akterët aktiv në sektorin e turizmit, goditjen që pësoi ky sektor e kemi ndjerë edhe ne në lëkurën tonë. Duke mos dashur t’i dorëzohemi sfidave tanimë të vështira për të gjithë ne, jemi munduar të mbledhim energjinë ta motivojmë veten dhe të punojmë në ide të cilat na kishin mbetur pa përfunduar. Një nga ato ide ishte dhe ky aktivitet. Pas një konceptimi të detajuar dhe diskutimeve të shumta vendosëm ta quajmë “Eja n’Sharr Fest”, tregon Drenusha Canolli, një nga anëtaret e ekipit organizues.
Në këtë ngjarje janë të ftuar të gjitha shoqatat bjeshkatare me të cilat SuperXplorers do të bashkëorganizojë aktivitete gjatë ditëve të festivalit. Janë të ftuar edhe operatorët turistikë, që të hulumtojnë mundësi dhe partneritete të reja, si dhe zyrtarë nga institucionet përkatëse për të qenë pjesë në diskutimet me akterët, aktivistët dhe njohësit e sektorit të turizmit.
Në festival janë të ftuar pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me qëllimin që kjo ngjarje të shfrytëzohet për t’i hapur rrugë bashkëpunimit ndërkufitar mes këtyre vendeve për ta mbështetur edhe më shumë zhvillimin e sektorit të turizmit.
Energjia e SuperXplorers nuk mbetet vetëm me këtë traditë të re. Ekipi entuziast vazhdimisht është i angazhuar në konceptimin e produkteve të reja për Kosovën, të shtyrë nga dëshira për ta ngritur turizmin e aventurës në vend në një nivel më të lartë dhe për ta pasuruar ofertën e Kosovës në këtë fushë. “Ky është motivi që na shtyn të jemi në kërkim të ideve të reja dhe kreative që ky zhvillim të jetë sa më i shpejtë dhe sa më i qëndrueshëm” thotë Drenusha.
Si të marrësh pjesë në “Eja n’Sharr Fest”
Të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë duke rezervuar ndonjërin nga 11 aktivitetet që tanimë janë publikuar në faqen tona zyrtare të festivalit
https://www.facebook.com/ejansharrfest
Biletat do të publikohen online dhe mundësia e blerjes së tyre do të jetë online.
SuperXplorers është operator turistik i cili ndërlidh produktet/turet në mënyrën më të pazakonshme nëpër Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni Veriore. Të shtyrë nga pasioni për udhëtimin dhe aventurën, të inspiruar nga bukuria dhe shumëllojshmëria e rajonit, ata duam të ndajnë me botën perlat e këtyre vendeve si dhe përvojat unike. Mjeshtëria e tyre është kombinimi i historisë me kulturën dhe i natyrës me aventurën për të krijuar përvoja që lënë gjurmë në jetën e njerëzve. Ndihma ndaj bizneseve vendore teksa promovojnë rajonin është mënyra e fuqizimit të turizmit të qëndrueshëm.




Të ngjashme
Të tjera nga Kosovë

Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë
- Balfin Real Estate pjesë e Kosova Finance Forum: Çfarë po ndryshon realisht në tregun e pronave në rajon?
- Bjeshkët e Nemuna po shndërrohen në destinacion të skiturizmit evropian, turistë nga e gjithë Europa drejt majave të Ballkanit
- Kosova po tërheq turistë nga e gjithë bota: 32 mijë vizitorë vetëm në shkurt
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













