Lajme
Cilat janë simptomat e variantit indian të Covid-19?
Dhimbje koke e fyti, kështu mund ta kuptoni se jeni infektuar me variantin indian të Covid-19
Dhimbje koke, fyt i acaruar, rrufë: këto janë sot simptomat më të zakonshme të infekimit me variantin Indian të koronavirusit.
Profesori britanik Tim Spector shpjegon se prekja nga variant Delta ngjason më shumë me një të ftohur të keqe, sidomos tek moshat e reja. Por ndonëse ata vetë mund të mos sëmuren rëndë, sërish mbeten infektues dhe vënë në rrezik të tjerët. Simptomat klasike të Covid-19 janë kolla, temperature dhe humbja e nuhatjes apo shijes.
Profesor Spector shpjegon se këto shenja tanimë janë më pak të përhapura. “Simptomar po ndryshojnë. Ky varianti i ri është pak më ndryshe nga të tjetër. Njerëzit mund të mendojnë se thjesht janë ftohur pak dhe të vazhdojnë jetën e përditshme dhe takimet me njerëzit, duke u bërë përhapës të sëmundjes”, shpjegon eksperti.
Po kështu, një studim i Imperial College në Londër tregoi se në zonat ku mbizotërues ka dalë variant Delta, ka disa simptoma të tjera të lidhura me të si ethet, humbja e oreksit dhe dhimbja e muskujve.
Në Indi, sëmundja shpërtheu në muajt prill dhe maj duke shkaktuar një krizë të rëndë shëndetësore. nga aty, ky variant tani është kthyer në shtamin dominues dhe në Britaninë e Madhe dhe së fundi, po kërcënon edhe SHBA, ku kryeeksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Faucci i nxiti njerëzit të vaksinohen, sidomos nëse kanë marrë dozën e parë dhe ngurrojnë për të dytën.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira










