Lajme
Dalin pamjet e lakuriqëve të natës në laboratorin e Wuhan-it
Në video shihet qartë një shkencëtar, teksa ushqen një lakuriq nate me një krimb
Ndonëse autoritetet kineze kanë mohuar vazhdimisht se në Institutin e Virologjisë Wuhan në Kinë kishte lakuriq nate nëpër kafaze, prej nga ku mendohet që të ketë dalë virusi i coronavirusit, një video i përgënjeshtron ata.
Pas këtij filmimi ekskluziv të Sky News Australia, shtohen edhe më shumë dyshimet mbi origjinën e coronavirusit.
Në video shihet qartë një shkencëtar, teksa ushqen një lakuriq nate me një krimb.
Kjo video 10-minutëshe, e titulluar “Ekipi i ndërtimit dhe hulumtimi i laboratorit Wuhan P4 i Institutit të Virologjisë Wuhan, Akademia Kineze e Shkencave”, është regjistruar nga kjo Akademi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në një raport pas hetimit mbi origjinën e pandemisë dështoi ta përmendte këtë fakt.
“Dhoma e kafshëve në objektin P4 mund të trajtojë një larmi speciesh, duke përfshirë eksperimentet me primatët për SARS-CoV-2”, thuhet në raportin e OBSH-së.
Sipas zoologut Peter Daszak, pjesë e ekipit të OBSH-së, “ky është një komplot. Ai thotë, se diçka e tillë bëhet me qëllim për të sugjeruar se lakuriqët e natës mbaheshin në Institutin e Virologjisë Wuhan.
Deklaratat e Peter Daszak-it
Në një tweet të muajit dhjetor 2020, ai shkruante: “Asnjë lakuriq nate nuk është dërguar në laboratorin e Wuhan-it për analiza gjenetike të viruseve të mbledhura në terren. Kështu funksionon kjo shkencë këto kohë. Ne mbledhim mostrat e lakuriqëve të natës, i dërgojmë në laborator. I lëshojmë lakuriqët e natës aty ku i kapim!”.
Në një tweet tjetër, 11 ditë më pas, po në muajin dhjetor ai deklaronte: “Kjo është një teori konspirative e qarkulluar gjerësisht. Kjo pjesë përshkruan punën në të cilën unë drejtoj dhe laboratorët me të cilët kam bashkëpunuar për 15 vite. Ata nuk kanë lakuriqë të natës të gjallë ose të vdekur. Nuk ka asnjë provë askund se kjo ka ndodhur. Shpresoj që ky gabim të korrigjohet”.
Por, gjatë këtij muaji, Daszak me sa duket qenka tërhequr paksa. Ai pranoi që Instituti i Virologjisë Wuhan mund të ketë strehuar lakuriqë nate dhe se nuk i kishte pyetur ata.
Arkivisti digjital “Jesse” gjeti Video të Akademisë Kineze të Shkencave, ndërsa koordinatori i grupit, “Billy Bostickson”, prej kohësh është ankuar se lakuriqët e natës ishin vendosur në laboratorët e Wuhan-it.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike mund të ulin kërkesën për disa lloje banesash, veçanërisht apartamentet në... -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë















