Kosova
Çfarë duhet të dinë zviceranët që duan të udhëtojnë në Kosovë dhe Shqipëri
Për shtetasit e Zvicrës vlejnë ende kufizime të caktuara në rast udhëtimi drejt disa vendeve. Cilat janë kufizimet për hyrje dhe qëndrim në Kosovë dhe Shqipëri?
Atmosfera e pushimeve verore tashmë ka filluar dhe, pas një mungese të zgjatur, të gjithë duan që më në fund të pushojnë “si njerëz”.
Por, me gjithë përmirësimin e qartë të situatës pandemike, koronavirusi vazhdon të jetë këndejpari, shkruan albinfo.ch. Prandaj, shtete të ndryshme vazhdojnë të praktikojnë masa të ndryshme për të mbrojtur veten dhe turistët nga infektimi (ende) i mundshëm.
Gazeta 20minuten ka bërë një shpjegim të hollësishëm të të gjitha masave që shtetasit e Zvicrës duhet t`i respektojnë në rastet kur udhëtojnë drejt disa vendeve që janë destinacione më të shpeshta të zviceranëve gjatë verës. Mes tyre janë edhe Kosova dhe Shqipëria.
Këto duhet t`i kenë parasysh shtetasit zviceranë që duan të udhëtojnë në Kosovë

Qytetarët zviceranë që duan të shkojnë me pushime në Kosovë duhet të tregojnë para autoriteteve kufitare një test negativ PCR që nuk është më i vjetër se 72 orë. Nëse nuk e keni një test të tillë në dorë, hyrja mund të ju refuzohet. Ndërkaq, ky rregull nuk zbatohet për personat plotësisht të vaksinuar, të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinimit të paktën 14 ditë më parë, shkruan 20minuten.ch.
Sa për sqarim: kosovarët me dy shtetësi, kosovare dhe zvicerane, lirohen nga ky detyrim, me kusht që të kenë pasaportën kosovare (edhe po qe e skaduar) apo edhe çfarëdo dokumenti tjetër që dëshmon shtetësinë e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Personave jo-kosovarë të cilët kanë qëndruar në Indi, Brazil ose Afrikë të Jugut para se të hyjnë në Kosovë nuk u lejohet hyrja në vend. Ndërsa shtetasit kosovarë që kanë qenë kohët e fundit në këto tri vende duhet të qëndrojnë në karantinë në shtëpi për 14 ditë menjëherë pas mbërritjes së tyre dhe të vetëtestohen për Covid-19 dy herë në javë.
Krahas kufizimeve të përmendura që vlejnë për hyrje, edhe brenda vetë vendit, Kosovës, ju bëhet e qartë se pandemia vazhdon të ekzistojë.
Kështu, pas daljes nga banesa, duhet të veni maskën. Por kjo nuk vlen për këmbësorët, vrapuesit dhe çiklistët për sa kohë që ata mbajnë distancën minimale prej 2 metrash nga njerëzit tjerë. Po ashtu nga ky detyrim përjashtohen edhe individët ose deri në katër persona nga një shtëpi (familje) në një automjet si dhe gjatë ngrënies dhe pirjes, në lokale.
Shpeshherë, në hyrje të ndërtesave publike bëhet matja e temperaturës së trupit.
Në mjetet e transportit publik mund të lejohen vetëm 50 për qind e numrit të pasagjerëve, në krahasim me kohët e mëparshme, transmeton albinfo.ch. Taksitë gjithashtu nuk lejohen të marrin më shumë se tre pasagjerë.
Takimet publike lejohen të zhvillohen vetëm me numër të kufizuar të pjesëmarrësve
Përgjithësisht, këshillohet kujdes, pavarësisht rënies së fundit të numrit të infeksioneve. Kështu, Zyra e Jashtme në Gjermani thekson në faqen e saj të internetit se në Kosovë ekzistojnë “kapacitete shumë të vogla për trajtim intensiv mjekësor”.
Nëse vëreni simptoma Covid-19 ose keni pasur kontakte me një person të infektuar, duhet të telefononi në linjën telefonike të Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës në +383 (0) 38 200 80 800.
Hyrja në Shqipëri, pa asnjë kufizim
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, udhëtimi në Shqipëri aktualisht është i mundur pa kufizime të rëndësishme për Covid-19. Testet negative të koronës nuk kërkohen më. Për më tepër, nuk ka më kurrfarë detyrimi të karantinës për turistët, transmeton albinfo.ch. Hyrja është e mundur në të gjitha pikat kufitare zyrtare.
Por, edhe pse pandemia nuk ka më asnjë ndikim sa i përket hyrjes në Shqipëri, janë disa gjëra duhet të merren parasysh nga ata që qëndrojnë në këtë vend:
Të gjithë personat e moshës mbi 11 vjeçare duhet të mbajnë maskë në ambiente të mbyllura. Kushdo që e shkel këtë detyrim përballet me gjobë.
Është gjithashtu e detyrueshme vënia e maskës në makinë ose në motor në rastet kur dikush që nuk i takon familjes tuaj, udhëton me ju.
Midis orës 23:00 dhe 6 të mëngjesit ka një shtetrrethim nate në të gjithë vendin, i cili mund të ndërpritet vetëm për arsye profesionale ose shëndetësore ose për çështje thelbësore – për shembull në farmaci.
Restorantet, baret, kafenetë, hotelet dhe vendet për kamping janë të hapura vetëm në një masë të kufizuar, përcjell albinfo.ch. Muzetë, galeritë dhe vendet arkeologjike janë të hapura, klubet e natës dhe diskotekat janë ende të mbyllura.
Në natyrë lejohen të takohen deri në 50 persona , me kusht që t’u përmbahen masave dhe të mbajnë distancën mes tyre.
Ngjarjet sportive pa spektatorë dhe përdorimi i plazheve janë gjithashtu të mundshme.
Aktualisht nuk ka kufizime të udhëtimit në lidhje me Covid-19 brenda Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave















