Lajme
Aeroportet e BE-së paralajmërojnë kaos rreth certifikatave digjitale të COVID-19
Këto dokumente do të përdoren në gjithë BE-në që nga 1 korriku, por mund të bëhen të nevojshme edhe kontrollet shtesë dhe pajisje specifike për leximin e kodeve
Grupet që përfaqësojnë aeroportet dhe linjat më të mëdha ajrore në Evropë kanë paralajmëruar të martën për kaos dhe radhë të gjata po qe se vendet e Bashkimit Evropian nuk e koordinojnë mirë hyrjen në përdorim të certifikatave digjitale të COVID-19.
Sistemi i BE-së për pasaporta digjitale të vaksinimit do të hyjë në fuqi të enjten, por grupet e aeroporteve dhe agjencitë përfaqësuese të linjave ajrore kanë paralajmëruar me anë të një letre adresuar liderëve të BE-së se druajnë që procedurat do të shkaktojnë ngarkesa shtesë, transmeton Koha, përcjell Albinfo.ch.
Pasaportat janë krijuar ashtu që nëpërmjet kodeve të veçanta të përcaktuara të dihet nëse një udhëtar është vaksinuar apo jo, nëse kanë imunitet të plotë pas shërimit me COVID-19 apo kanë rezultat negativ në test. Këto dokumente do të përdoren në të gjithë BE-në që nga 1 korriku, por mund të bëhen të nevojshme edhe kontrollet shtesë dhe pajisje specifike për leximin e kodeve. Në letrën e agjencive të aviacionit thuhet se për t’u shpëtuar pritjeve të gjata në pikun e sezonit veror duhet të zbatohet një sistem, në kuadër të të cilit pasaporta e vaksinimit dhe dokumentet e tjera kontrollohen para se udhëtarët të arrijnë në aeroporte. Ata kanë sugjeruar që një gjë e tillë të bëhet qysh në vendin e nisjes.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve














