Kosova
Tolaj: Varianti Delta prek ata që nuk e kanë kaluar infeksionin
Edhe nëse do të ketë një valë të variantit Delta në muajt e ardhshëm, nuk të jetë problematike, thotë infektologu Tolaj
Për situatën epidemiologjike në Kosovë, infektologu Ilir Tolaj tha për Euronews Albania se është një dukuri normale që varianti Delta i COVID të jetë në Kosovë, pasi është përhapur në shumë vende të Europës.
Mjeku theksoi se studimet po tregojnë se ndaj këtij varianti infektohen kryesisht ata që nuk kanë kaluar variantet e tjera si dhe ata që nuk janë vaksinuar.
Ai shtoi se nuk ka nevojë për shqetësim në këtë situatë, pasi në Kosovë shumica e popullatës ka rënë në kontakt me virusin.
Z. Tolaj nënvizoi se është krijuar një lloj imuniteti individual dhe një shkallë e caktuar e komunitetit kolektiv dhe nëse do të ketë një valë të variantit Delta në muajt e ardhshëm, nuk të jetë problematike.
Sipas tij, përpjekjet duhet të fokusohen në imunizimin total të popullatës.
Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka konfirmuar dy raste me variantin Delta të Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë të gjitha masat anti-covid në vend.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave Nga transporti publik te parkingjet, te pagesat në dyqane ose pagesat e faturave: pavarësisht lidhjes së... -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar














