Kosova
Kurti: Situata kur në ministri vinin me farefis, nuk ka më
Nëse ka ndonjë rast individual të ndonjë lidhje të ndokujt, nuk është bërë sepse e ka pasur këtë lidhje familjare, por sepse është profesionist i spikatur, tha Kurti
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kritikat se pushteti po punëson të afërm janë vetëm për ta njollosur, por jo se ka diçka të vërtetë në to.
Kurti në RTK ka shtuar se duhet të dallohet shërbyesi civil me të emëruarin politik dhe se ai nuk mund ta emërojë dikë që nuk përputhet me programin e bindjen e njëjtë, përcjell Albinfo.ch.
Ai ka përmendur edhe disa veprime që ish-krerët e ekzekutivit patën marrë vitet e kaluara, e shtoi se ato praktika po mundohet t’i ndalë. Ndër to përmendi rritjen e rrogës, një vendim të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Nëse ka ndonjë rast individual të ndonjë lidhje të ndokujt, nuk është bërë sepse e ka pasur këtë lidhje familjare, por sepse është profesionist i spikatur, e dyta, duhet ta dallojmë shërbyesin civil nga i emëruari politik. Unë ministra e ata këshilltarë të tyre nuk mund t’i emërojmë njerëzit që nuk përputhen në bindje dhe nuk e pranojnë programin dhe nuk e kanë një lidhje me ta. Çfarëdo krahasimi me të kaluarën është i pavend. Herën e kaluar kur në fund në pranverë 2020 doli që afër 50 persona në borde u vendosën, prej tyre 4 dolën me libreza të VV-së, të flitej për ata 4, tash s’janë as ata katër. Meqë nuk mund të flasim se si unë ia rrita rrogën veten për të blerë kravata, meqë nuk mund të flasim si shkova unë për skijim, meqë nuk kemi skandale të këtilla, atëherë përpiqen të gjejnë njolla edhe aty ku s’ka”, ka thënë Kurti.
Situatat kur “në ministri vinin me farefis”, ka thënë Kurti, nuk ekzistojnë në qeverinë e re.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













