Kosova
Bajqinovci me shumë takime në vizitën zyrtare në Panama
Mefail Bajqinovci ka marrë pjesë në Forumin Parlamentar për Siguri, Mbrojtje dhe Inteligjencë i cili u organizua në shtetin e Panamasë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci ka marrë pjesë në Forumin Parlamentar për Siguri, Mbrojtje dhe Inteligjencë i cili u organizua në shtetin e Panamasë, ku ka pasur shumë takime zyrtare, përcjell albinfo.ch.
Postimi i plotë
Gjatë dy ditëve në sesionet e Forumit Parlamentar për Siguri, Mbrojtje dhe Inteligjencë i cili u organizua në shtetin e Panamasë, kemi takuar me dhjetëra zyrtarë të lartë nga mbarë globi, duke filluar nga Presidenti i Parlamentit të Amerikës Latine dhe Karaibeve, senatorin Z.Jorge Pizarro Soto, së bashku me ministrin e ambientit Liburn Aliu dhe ambasadoren e Republikës së Kosovës në Panama znj. Heroina Telaku, kemi takuar Ministrin e Punëve të Brendshme të Panamasë, Juan Manuel Pino, deputetin e Bundestagut gjerman Andreas Schëarz, senatorin amerikan Bill Cassidy, Presidentin e Forumit për Siguri, Mbrojtje dhe Inteligjencë dhe ish kongresmenin amerikan Robert Pittenger, Elías Castillo, Sekretar i Përgjithshëm i Parlamentit të Amerikës Latine dhe Joseph Humire, drejtor ekzekutiv i qendrës për siguri dhe shoqëri të lirë dhe shumë zyrtarë të lartë shtetërorë, dhe ekspertë në fushën e sigurisë.
Forumi Parlamentar i Inteligjencës dhe Sigurisë është forumi kryesor ndërkombëtar i sigurisë në botë, që ofron ekspertizë dhe bashkëpunim midis parlamentarëve dhe zyrtarëve qeveritarë për të rritur kuptimin e aleatëve të Shteteve të Bashkuara për kërcënimet e ndryshme globale si krimi i organizuar, korrupsioni, terrorizmi, siguria kibernetike, investimet e huaja grabitqare, shpërlarjen e parasë, ndarjen e inteligjencës, 5G dhe tema të tjera të rëndësishme për siguri, mbrojtje dhe inteligjencë. Forumi Parlamentar i Inteligjencës dhe Sigurisë ka organizuar 17 forume globale me mbi 1,700 parlamentarë dhe zyrtarë qeveritar të pranishëm që përfaqësojnë 96 vende.
Gjatë dy ditëve kam pasur privilegjin të shkëmbejë përvoja dhe ide, që edhe Kosova të faktorizohet në këtë drejtim, me ekspertizën që kemi filluar ta ndërtojmë për vitet në vazhdim.
I nderuar për ftesën, dhe për interesimin e pjesëmarrësve në forum, për proceset e ndryshimet e rëndësishme që po kalon vendi ynë.
Pata kënaqësinë ti njoftoj për progresin që ka filluar Kosova, kërkuam që Kosova të pranohet në shumë mekanizma ndërkombetarë, dhe i siguruam që mbetemi partner i palëkundur i aleatëve tanë, në ndërtimin dhe mbajtjen e sigurisë ndërkombëtare.
Poashtu vizituam ambasadën e Republikës së Kosovës në Panama ku u informuam nga Ambasadorja znj. Heroina Telaku për punën që po bëhet në senzibilizimin e shtetit të Kosovës në vendet Latino amerikane.
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale











