Lajme
Prodhonin pasaporta anti-Covid fals, policia italiane shkatërron rrjetin
Në faqet e tyre, kriminelët kanë ofruar falsifikime për certifikatën digjitale në këmbim të pagesës në kriptomonedha
Prokurorët italianë kanë interceptuar dhe nxjerrë jashtë përdorimit llogari të aplikacionit të rrjetit Telegram, përmes të cilit kriminelët ofronin certifikata digjitale vaksinimi false për Covid-19 në të gjithë territorin e BE-së.
”Interceptuam 10 kanale dhe llogari, të paarritshme përmes shfletimit normal”, njoftoi policia financiare ”Guardia di Finanza” në Romë.
Në faqet e tyre, kriminelët kanë ofruar falsifikime për certifikatën digjitale në këmbim të pagesës në kriptomonedha, transmeton Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Certifikata dëshmon për mbrojtjen e plotë të vaksinimit kundër Covid-19 dhe është e rëndësishme për udhëtimet brenda BE.
Sipas ”Guardia di Finanza”, çmimi ishte i barabartë me midis 110 dhe 130 euro (131-154 dollarë).
Mijëra përdorues janë të regjistruar në Telegram.
Në të ofroheshin edhe vaksina të pretenduara kundër Covid-19.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve











