Lajme
Krijohet fronti “anti-BE”: Orban, Le Pen e Salvini bashkojnë forcat kundër Brukselit
Liderët e partive të djathta e nënshkruan njëkohësisht në disa kryeqytete europiane dokumentin, ku bëhet thirrje për një reformim të thellë të bllokut europian
16 parti populiste europiane të krahut të djathtë bashkuan forcat kundër politikës së BE-së, duke e shpallur bllokun e tyre si një “mekanizëm të forcave radikale” që përpiqet të krijojë një supershtet.
Partitë firmëtare të deklaratës për Fideszin e kryeministri hungarez Victor Orban, polaken Ligj dhe Drejtësi të drejtuar nga Jarosllav Kazynski, Frontin nacional francez të Marine Le Penit dhe Legan e Matteo Salvinit. Qëllimi i tyre është t`u dëgjohet zëri ne debatin për të ardhmen e Europës. Liderët e partive të djathta e nënshkruan njëkohësisht në disa kryeqytete europiane dokumentin ku bëhet thirrje për një reformim të thellë të bllokut europian.
“Aktualisht, në vend që BE-ja ta mbrojë Europën dhe trashëgiminë e saj, ajo vetë po kthehet në burim problemesh e ankthi”, theksohet aty. Dokumenti përmban ndër të tjera dhe firmën e Giorgia Melonit nga partia “Vëllezërit e Italisë” e Santiago Abascal nga VOX e Spanjës, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
“Bashkëpunimi i kombeve europiane duhet të jetë i mbështetur në traditë, respekt për kulturën dhe historinë e shteteve evropiane, në respektin për trashëgiminë e krishterë dhe për vlerat e përbashkëta që i bashkojnë kombet tona dhe jo në shkatërrimin e tyre”, thanë për Euractiv nënshkruesit e dokumentit.
Ata kanë shënjestruar sidomos institucionet e BE-së si Komisioni Europian ose Gjykata Evropiane e Drejtësisë, për faktin se kanë ushtruar presion mbi Poloninë e Hungarinë për disa çështje, që përfshijnë kontrollin ndaj sistemit të drejtësisë e të drejtat e komunitetit LGBT.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve












