Lajme
Gjermania, në hall me qytetarët që nuk paraqiten për vaksinim
Me rreth 15.000 vaksinime të planifikuara për çdo ditë në qendrat e qytetit, numri i terminëve që nuk po respektohen po “ndikon shumë në shtrirjen e vaksinimit në Berlin
Një numër në rritje i gjermanëve nuk po paraqiten për t’i marrë vaksinat kundër COVID-19, sipas terminëve të caktuar, duke nxitur thirrjet në vend për shqiptim të gjobave, teksa Gjermania po nxiton për imunizimin e popullatës, për të luftuar përhapjen e shpejtë të variantit më ngjitës, Delta.
Mario Czaja, shef i Kryqit të Kuq në Berlin, ka thënë se 5 deri në 10 për qind e njerëzve nuk po i respektojnë terminët në qendrat e vaksinimit në kryeqytetin gjerman, veçanërisht për marrjen e dozave të dyta, për dallim prej fillimit të vitit, kur më pak se 0.5 për qind nuk paraqiteshin për vaksinim, raporton Reuters.
Me rreth 15.000 vaksinime të planifikuara për çdo ditë në qendrat e qytetit, numri i terminëve që nuk po respektohen po “ndikon shumë në shtrirjen e vaksinimit në Berlin”, ka thënë Czaja për radion Deutschlandfunk, të hënën.
“Na duhen terminët e lirë. Ende s’e kemi kaluar rrezikun dhe s’mund t’ia lejojmë vetes neglizhencën”, ka thënë ai, duke u bërë thirrje njerëzve që t’i anulojnë terminët nëse kanë arritur ta marrin dozën e dytë më herët, diku tjetër.
Përkundër mosrespektimit të terminëve, Czaja ka thënë se qendrat nuk janë detyruar t’i hedhin poshtë vaksinat, pasi që, pasi të shkrihen, ato mund të ruhen për tre deri në katër ditë nëpër frigoriferë.
Njerëzit mund të jenë duke munguar në terminët për dozat e dyta, sepse ata mund të jenë vaksinuar nga mjeku i familjes apo i kompanisë, apo mund të jenë në pushime, ka thënë Christian Fuellers, drejtor mjekësor i një qendre vaksinimi në landin e Rinit Verior-Vestfalisë, në një prononcim për televizionin ARD.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dëshiron që Gjermania të arrijë një shkallë vaksinimi prej 80 për qind, ka thënë për Reuters një pjesëmarrës në një takim të komitetit ekzekutiv të partisë së saj.
Rreth 39 për qind e gjermanëve tashmë i kanë marrë të dy dozat e rekomanduara, përderisa 56.5 për qind kanë marrë vetëm nga një dozë.
Gjermania, vendi më i banuar në Evropë, dhe ekonomia më e madhe e kontinentit, pritet të pranojë plot 7.65 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 këtë javë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, prej të cilave 4.95 milionë do t’u dërgohen qendrave të vaksinimit.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










