Lajme
Skandali me vaksina, mijëra persona mashtrohen dhe u injektohet ujë me kripë
Mijëra vetë kanë rënë pre e një mashtrimi në Indi ku njerëzve u janë dhënë vaksina të rreme koronavirusit.
Një sërë personash kanë përfunduar në pranga për këtë skandal, mes tyre edhe mjekë e punonjës shëndetësore. Vishal Thakur, zyrtar i lartë i departamentit të policisë në Mumbai tha se njerëzve që prisnin të vaksinoheshin kundër Covid 19, u është administruar thjesht ujë me kripë.
Dozat e rreme llogaritet t`i kenë marrë të paktën 2500 persona. Ideatorët e skemës u merrnin para viktimave të tyre, e deri tani kishin fituar gati 30 mijë dollarë. Zyrtari pohoi se mjekët e arrestuar kishin përdorur një spital për të lëshuar certifikata të rreme, raporton CNN përcjell Albinfo.ch.
14 persona janë ndaluar deri tani, por vala e arrestimeve pritet të vazhdojë.
India u gjunjëzua nga koronavirusi në periudhën prill-qershor, ku miliona vetë u infektuan e dhjetëra mijëra të tjerë vdiqën në mbarë vendin.
Pasi mbërritën pikun në muajin maj, rastet ditore nisën të bien duke lehtësuar trysninë mbi sistemin e mbingarkuar shëndetësor të vendit, ndërsa autoritetet i përshkallëzuan përpjekjet e tyre vaksinimit.
Varianti indian e më i infektues i koronavirusit, Delta, po përhapet tani në pjesë të ndryshme të botës e në disa vende kërcënon të bëhet mbizotërues.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve











