Lajme
St. Gallen: Në vitin 2020 ka vdekur afërsisht çdo i dyti pacient i ventiluar
Për shkak të madhësisë së kantonit, rezultatet janë të rëndësishme edhe në nivelin zviceran, thuhet në deklaratën e Kancelarisë së Shtetit, St. Gallen
Gjithsej 2167 pacientë me sëmundje Covid 19 janë trajtuar në spitalet akute somatike në kantonin e St. Gallen vitin e kaluar. Ky numër përbën tre për qind të të gjitha qëndrimeve në spital në këtë kanton, shkruan srf.ch.
162 prej këtyre pacientëve me koronavirus është dashur t`u jepet frymëmarrje artificiale (ventilim) për një mesatare prej 12,9 ditësh, shkruan Kancelaria e Shtetit e këtij kantoni.
Shanset për mbijetesë të pacientëve me Covid-19 janë dukshëm më të mira në rastet kur ata nuk kanë nevojë për ventilim, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, pothuajse çdo person i dytë i pacientëve të ventiluar kanë vdekur.
Ky është përfundimi i arritur në një raport nga Zyra e Statistikave dhe Zyra e Kujdesit Shëndetësor, në të cilin janë analizuar të gjitha qëndrimet në spital në kantonin e St. Gallen-it.
Për shkak të madhësisë së kantonit, rezultatet janë të rëndësishme edhe në nivelin zviceran, thuhet në deklaratën e Kancelarisë së Shtetit, St. Gallen.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën













