Muzikë
40 mijë pjesëmarrës në festivalin e madh muzikor “Exit” në Serbi
Festivali i parë i madh muzikor në Evropë që nga nisja e pandemisë, “Exit Festival”, u organizua në Novi Sad të Serbisë.
Sipas organizatorëve, nga e enjtja në të dielën më shumë se 40 mijë pjesëmarrës kanë shijuar atmosferën.
“Ajo çfarë ne bëmë është se u kërkuam pjesëmarrësve që të na paraqesin një lloj dokumentacioni, ku dëshmohet se janë vaksinuar ose janë shëruar nga COVID, e nëse nuk kanë bërë një test, ne ofruam teste falas për blerësit e biletave”, tha Sanjin Dukiç, drejtor i marrëdhënieve me publikun në “Exit Festival”.
Pjesëmarrësit janë të bindur dhe të etur të festojnë pa u shqetësuar për atë çka mund të vijë më pas.
Serbia kohët e fundit regjistroi mesatarisht 100 infektime të reja në ditë.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre















