Lajme
Gruaja do të bëjë selfie në kështjellë: bie 10 metra poshtë dhe mbijeton falë fatit
Fotografja e aksidentuar ishte në gjendje të zbriste vetë nga pema dhe pastaj është dërguar në spital. Rasti nuk do të ketë pasoja ligjore për të
Duke dashur të bënte një selfie në kështjellën e njohur Munot në Schaffhausen, një grua vuri jetën e saj në rrezik. Ajo është ngjitur në parapet dhe ka humbur drejtpeshimin, raporton sda. Një degë peme në hendek i ka shpëtuar jetën.
Sidoqoftë, rrëzimi i saj ka mundur të përfundojë me fatalitet. Lartësia nga e cila ka rënë, pra kulmi i kështjellës, ka qenë dhjetë metra. “Gruaja ishte shumë me fat,” citohet një kujdestare e kështjellës Munot nga gazeta “Schaffhauser Nachrichten”, transmeton albinfo.ch. “Ajo është ngjitur fort pas pemës”.
Fotografja e aksidentuar më në fund ishte në gjendje të zbriste vetë nga pema dhe pastaj është dërguar në spital. Rasti nuk do të ketë pasoja ligjore për të.
Këshilli i qytetit Schaffhausen tashmë kishte vendosur në pranverë të vitit 2020 të rishikonte masat e sigurisë në kështjellën Munot, përcjell albinfo.ch. Incidenti i cili ka ndodhur në fund të qershorit, do të merret parasysh në këtë kuadër.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













