Lajme
6 persona vdesin nga përmbytjet në Gjermani
Mediat gjermane shkruajnë se të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur në Gjermani pasi shirat e rrëmbyer i kthyen rrugët në përrenj të furishëm, duke marrë përpara makinat dhe duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave.
Ndërkohë policia në qytetin perëndimor të Koblenz tha të enjten se katër njerëz kishin vdekur në qarkun Ahrweiler dhe rreth 50 ishin bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre në pritje të shpëtimit.
Autoritetet kanë shpallur një emergjencë në rajon pas ditësh reshje të mëdha shiu. Pjesë të mëdha të Gjermanisë perëndimore dhe qendrore, si dhe vendet fqinje kanë pësuar dëme të mëdha.
Policia tha se një 82-vjeçar vdiq pas një rënie në bodrumin e tij të përmbytur në qytetin perëndimor të Wuppertal, i cili ishte ndër më të goditurit.
Një zjarrfikës u mbyt të mërkurën gjatë punës së shpëtimit në qytetin perëndimor gjerman të Altena, dhe një burrë tjetër ishte zhdukur në qytetin lindor të Joehstadt pasi u zhduk ndërsa po përpiqej të siguronte pronën e tij nga ngritja e ujërave, thanë autoritetet.
Shirat e pamëshirshëm gjatë natës përkeqësuan kushtet e përmbytjes edhe në Belgjikën lindore, ku një person u raportua i mbytur dhe të paktën një tjetër ishte zhdukur.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%











