Lajme
Zvicra shpall shkallën më të lartë të rrezikut në disa liqene dhe lumenj të saj
Në Liqenin e Lucernit, Liqenin Thun dhe Liqenin Biel tashmë ekziston shkalla 5 e nivelit të rrezikut, që është shkalla më e lartë në përgjithësi
Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë ditëve të fundit kanë përkeqësuar situatën rreth përmbytjeve në Liqenin e Lucernit, Liqenin Thun dhe Liqenin Biel.
Në këto liqene tashmë ekziston shkalla 5 e nivelit të rrezikut, që është shkalla më e lartë në përgjithësi, raporton Tagesanzeiger.ch.
Ndërsa Liqeni i Cyrihut, lumi Aare në pjesën e tij poshtë Liqenit Thun, pastaj Liqeni Brienz, lumenjtë Reuss dhe Rini i Epërm (Rhein) kanë arritur të gjithë nivelin paralajmërues 4, transmeton albinfo.ch.
Transporti në Liqenin e Lucernit dhe Rhein është ndërprerë, ashtu sikur edhe në Liqenin Biel, Liqenin Neuchâtel, Liqenin Thun dhe Liqenin Brienz.
Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, ekziston rreziku i përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe mbetjeve në të gjithë Zvicrën.
Në Bazel, puna e mëtejshme përgatitore rreth lumit Rin (Rhein) ka filluar të enjten pasdite me synimin për parandalimin e përmbytjeve të mundshme, transmeton albinfo.ch. Siç raporton SDA, mbrojtja civile ka filluar të vendosë barriera me thasë me rërë në disa nga zonat që konsiderohen si më të rrezikuara nga përmbytjet.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













