Lajme
Një shtetas i Kosovës humbi jetën nga përmbytjet në Gjermani
Mbi 160 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa mbi 150 mbeten të zhdukur
Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën nga përmbytjet në Gjermani, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë.
“Bazuar në të dhënat zyrtare, deri më tani ka humbur jetën një person me shtetësi kosovare, si dhe një person tjetër që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës, përderisa viktima mban shtetësinë gjermane”, thuhet në deklaratën e MPJD-së, përcjell Albinfo.ch.
Gjermania, javën e kaluar, është përfshirë nga përmbytje masive.
Dy landet më të prekura nga përmbytjet janë: Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizitoi të martën zonat e përmbytura në landin Nordrajn Vesthalen, ku premtoi ndihmë emergjente për njerëzit e prekur.
“Do të bëhen të gjitha përpjekjet që paratë të arrijnë shpejt te njerëzit. Shpresoj që kjo të realizohet brenda ditësh”, tha Merkel.
Kancelarja ka vizituar ditë më parë edhe zonat e prekura në Rajnland Falc.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












