Shqipëria
Shqipëri: Ndalohet ndërtimi i hidrocentraleve në Valbonë
Të paktën 60 prej këtyre hidrocentraleve rezultojnë se janë planifikuar dhe licencuar për t’u ndërtuar në zona të mbrojtura.
Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e një grupi banorësh të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe disa shoqatave për të pezulluar punën për ndërtimin e të paktën dy hidrocentraleve në Valbonë.
Banorët dhe shoqatat kundërshtojnë projektin për ndërtimin e dy hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare Dragobia Energy SHPK, raporton Euronews Albania, përcjell Albinfo.ch.
Vendimi i Gjykatës së Lartë për pezullimin e punës për ndërtimin e këtyre dy HEC-ve vjen pas padisë së paraqitur në vitin 2017 në Gjykatën Administrative.
Vetë Gjykata e Lartë për shkak të largimit të shumë gjyqtarëve nga procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë të nisur në vitin 2016, ishte jashtë funksioni për një kohë të gjatë.
Në bazë të vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë, punimet do të mbeten të pezulluara deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë.
Kontratat koncesionare për shfrytëzimin e potencialit hidro-energjetik në Shqipëri nisën të praktikoheshin prej vitit 2002 kur në pushtet ishte Partia Demokratike dhe deri më sot, Shqipëria ka lidhur mbi 250 kontrata koncesionare.
Të paktën 60 prej këtyre hidrocentraleve rezultojnë se janë planifikuar dhe licencuar për t’u ndërtuar në zona të mbrojtura.
Lumi i Valbonës me burim pranë kufirit me Malin e Zi, përveçse është pjesë e Parkut Kombëtar të Luginës së Valbonës, cilësohet si një nga lumenjtë më të pastër në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër












