Kosova
Ku do të gjykohet shoferi që shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci?
Shoferi i autobusit do të gjykohet në Kroaci nga gjykata kroate, sipas legjislacionit që ka në fuqi ky shtet
“Ngjarja ka ndodhur në territorin e Kroacisë, prandaj vetëm organet kompetente kroate kanë të drejtë hetimin e rastit”, thonë përfaqësues të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë, për Albanian Post, për rastin e shoferit të autobusit nga kompania “Deva Tours”, ndaj të cilit këtë të martë u caktua masa e sigurisë, paraburgim për një muaj.
Kjo, pas aksidentit të shkaktuar para dy ditësh, ku humbën jetën 10 persona dhe 40 të tjerë u lënduan.
“Arsyet janë të qarta, Kosova nuk ka juridiksion në atë se çka ka ndodhur në territorin e Kroacisë”, thonë nga ministria.
Gjithashtu, bëhet e ditur se “nuk mund të kërkojnë ekstradimin e tij, pasi që shoferi në këtë rast nuk është shpallur ‘person në kërkim’ nga organet tona gjyqësore për qëllim të zhvillimit të procedurës penale ose për ekzekutimin e dënimit”.
Shoferi i kompanisë “Deva Tours” mund të kthehet në Kosovë vetëm pas vendimit përfundimtar të Gjykatës e cila do të merret me rastin e tij.
“Nëse shpallet fajtor, atëherë mund të paraqitet kërkesa për t’u transferuar në Kosovë që të vuajë dënimin”, thuhet më tej në përgjigjet e Ministrisë së Drejtësisë, përcjell Albinfo.ch.
“Sa i përket rastit në fjalë, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës nëse pranon ndonjë letërporosi nga autoritetet kroate, e njëjta do të procedohet sa më shpejt që është e mundur dhe sipas procedurave të theksuara në Marrëveshjen Dypalëshe në fuqi, për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në çështje penale”.
Gjithashtu, në këtë shkresë elektronike nga MD thuhet se “personi i dyshuar është shtetas kosovar dhe sikur të ishte në kërkim nga organet tona gjyqësore, marrëveshja nuk do të ishte pengesë për ekstradimin e tij”.
Shoferit të autobusit që dyshohet se e shkaktoi aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
“Paraburgimi u urdhërua për shkak të rrezikut që ai të arratiset, ai është një shtetas i Republikës së Kosovës, Kroacia ka disa marrëveshje me Kosovën, por nuk ka asnjë marrëveshje për ekstradimin e shtetasve të saj kundër të cilëve janë procedurat penale duke u kryer”.
“Avokati i shtetit njoftoi se ai do të propozonte marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve që ishin në autobus, kështu që një seancë tjetër do të mbahet sot“, u tha gazetarëve gjyqtari hetues Mile Soldo, raportn Index.hr.
Kujtojmë se shoferi 52-vjeçar i autobusit me targa të Kosovës gjatë aksidentit të së dielës ku vdiqën 10 pasagjerë u mbrojt në heshtje gjatë marrjes në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit të Qarkut në Slavonski Brod.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













