Lajme
Biden: Sulmet kibernetike mund të çojnë në një luftë të vërtetë
Joe Biden ka paralajmëruar që sulmet kibernetike mund të përshkallëzohen në një luftë të plotë, ndërsa tensionet me Rusinë dhe Kinën u ngritën mbi një seri incidentesh piraterie, të cilat synonin agjencitë e qeverisë amerikane, kompanitë dhe infrastrukturën.
Të martën e 27 korrikut, Biden tha se kërcënimet kibernetike, përfshirë sulmet ransomware “gjithnjë e më shumë janë në gjendje të shkaktojnë dëme dhe përçarje në botën reale”.
“Nëse përfundojmë në një luftë, një luftë e vërtetë qitjeje me një fuqi të madhe, do të jetë si pasojë e një shkeljeje kibernetike”, tha presidenti në një fjalim në Zyrën për drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, e cila mbikëqyr 18 Agjencitë e inteligjencës amerikane, transmeton AP, përcjell Albinfo.ch.
SHBA-të e cënuara
Një numër hackimesh të kohëve të fundit zbuluan shkallën e cenueshmërisë kibernetike të SHBA-ve, duke filluar nga shkeljet e shumta të spiunazhit, të cilat kanë goditur në zemër të qeverisë deri te sulmet ransomware që kanë ndaluar operacionet në një tubacion të rëndësishëm të naftës dhe impiantet e paketimit të mishit.
Administrata e Biden-it ka akuzuar qeveritë e Rusisë dhe Kinës, ose hackerat e vendosur brenda dy vendeve, për disa nga sulmet.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar që administrata do të kundërpërgjigjet, por shkeljet kibernetike kanë vazhduar.
Megjithëse nuk tha se kundër kujt mund të bëhej një luftë e tillë, Biden menjëherë përmendi emrin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Sipas Biden, Rusia po përhapte dezinformata përpara zgjedhjeve afatmesme të SHBA-ve.
“Kjo është një shkelje e pastër e sovranitetit tonë”, tha ai.
Presidenti amerikan shtoi se Putin ka një problem real.
Për Biden, homologu rus është ulur në krye të një ekonomie që ka armë bërthamore, puse nafte dhe asgjë tjetër.
Takimi
Në një samit të qershorit në Gjenevë, Biden personalisht paralajmëroi Putinin se SHBA-të do të “përgjigjeshin me internet”, nëse shteti rus ose hackerat me bazë në Rusi synojnë infrastrukturën kritike të SHBA-ve.
Sektorët e ndaluar përfshinin energjinë, kujdesin shëndetësor, IT dhe objekte komerciale. Të gjitha këto, tashmë dyshohet se janë shënjestruar nga hackerët rusë që nga zgjedhjet amerikane të vitit 2020. Të tjerat përfshinin transportin, shërbimet financiare dhe kimikatet.
Biden tha gjithashtu se presidenti kinez, Xi Jinping ishte “seriozisht i bindur” që Kina do të bëhet forca ushtarake më e fuqishme në botë deri në vitet 2040, si dhe ekonomia më e madhe dhe më e shquar.
“Është e vërtetë që ky djalë ka një plan”, tha Biden, duke shtuar se është më mirë të kuptojmë sesi do të vazhdojmë hapin pa përkeqësuar situatën”.
Biden theksoi se sulmet kibernetike ishin vetëm një aspekt i kërcënimeve në rritje me të cilat përballen SHBA-të, duke thënë se do të kishte më shumë zhvillime në 10 vitet e ardhshme sesa në 50 vitet e fundit, duke i vendosur një barrë të jashtëzakonshme komunitetit të inteligjencës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike mund të ulin kërkesën për disa lloje banesash, veçanërisht apartamentet në... -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë














