Kosova
Pas aksidentit në Kroaci, policia paralajmëron kontrollim të autobusëve
Pas aksidentit tragjik që ndodhi në Kroaci, është shtuar vigjilenca tek kompanitë e transportit publik.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, i ftoi në një takim, kompanitë e transportit publik të udhëtarëve nga rajoni i Ferizajt.
Sipas njoftimit të Policisë, në këtë takim, është diskutuar situata e sigurisë në komunikacion, e cila është vlerësuar të jetë e mbingarkuar nga qarkullimi i automjeteve në rrugë.
Ndërkaq, është paraqitur nevoja urgjente që të merren masa, të nevojshme nga përgjegjësit e kompanive të transportit publik të udhëtarëve, me theks të veçantë, transportit ndërkombëtar për të shtuar kujdesin e tyre.
Gjatë këtij takimi janë dhënë rekomandime, që kompanitë e transportit publik të udhëtarëve, të sigurohen se a kanë caktuar shoferë të autobusëve me përvojë, të sigurohen se këta shoferë janë në gjendje të mirë shëndetësore, bazuar edhe në certifikatat e tyre mjekësore, siç është përcaktuar me ligj.
Po ashtu, të sigurohen se a janë duke i respektuar të gjitha rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor, edhe sa i përket kohëzgjatjes së drejtimit të autobusit dhe a janë prezent edhe ndihmës shoferët, gjatë transportit në linjat ndërkombëtare, si dhe masat të tjera mbi gjendjen teknike të këtyre automjeteve, është thënë në njoftim.
Palët në takim u dakorduan që të mbahet edhe një takim tjetër gjatë javës edhe me përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore nga fusha e transportit, përcjell Albinfo.ch.
Sipas zyrtarëve të policisë, do të merren masat adekuate sipas ligjit të komunikacionit rrugor, krejt kjo me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacionin rrugor.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













