Lajme
Turqi: Evakuohen turistët dhe banorët për shkak të zjarreve
Sipas kanalit televiziv, në pamundësi për të lëvizur në rrugë tokësore, 540 persona u evakuuan me anije
Turistët e huaj dhe banorët u evakuuan sot nga hotelet dhe shtëpitë e tyre në jug të Turqisë, përballë shtimit të zjarreve, që po shkatërrojnë vendin prej pesë ditësh tashmë dhe kanë lënë gjashtë të vdekur.
“Në qytetin turistik luksoz të Bodrumit u evakuua një lagje e tërë, sepse flakët u shtuan nga erërat e forta të ardhura nga rrethi Milas”, njoftoi CNN turk, përcjell Albinfo.ch.
Në qytetin turistik të Antalias u bënë edhe evakuime të tjera, sipas kanalit NTV, që tregoi imazhe të tymit të zi që mbështillte shtëpitë.
Aktualisht, Turqia po përjeton zjarret më të këqija në të paktën një dekadë, sipas të dhënave zyrtare, me gati 95 000 hektarë të djegur më 2021, të krahasuara me një mesatare prej 13 516, në këtë periudhë të vitit, midis 2008 dhe 2020.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit Përballë mungesës së personelit të kualifikuar, Parlamenti i Zvicrës ka miratuar rikthimin në shërbim të ish-ushtarëve.... -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë”













