Lajme
Kina ndërmerr testime masive në Wuhan pas përhapjes së COVID-it
Kina ka anuluar fluturimet dhe linjat e trenave, duke ndërprerë përkohësisht edhe ndeshjet e ligës së basketbollit në Vuhan për të nisur testimet masive për koronavirus pas përhapjes së madhe të infektimeve me COVID-19.
Autoritetet kanë njoftuar për përhapje të madhe të variantit Delta të koronavirusit në qytetin, prej ku në fund të vitit 2019 nisi përhapja e pandemisë, transmeton Ap, përcjell Albinfo.ch.
Megjithëse numri i rasteve ende vazhdon të mbetet në qindra, shkalla e përhapjes është larg më e madhe krahasuar me versionin fillestar të virusit në fillim të vitit 2020.
Kina nuk ia ka dalë ta çrrënjosë virusin, por po e menaxhonte mirë situatën pas mbylljeve të shpejta dhe testimeve masive për të izoluar personat e infektuar kudo që regjistroheshin rastet.
Shpërthimet e mëhershme nuk përhapeshin në mënyrë shqetësuese përtej qyteteve ose krahinave të kthyera në vatra pandemie.
Kësaj here, raste janë konfirmuar në më shumë se 35 qytete në 17 prej 33 krahinave dhe rajoneve të vendit. Vuhani, kryeqytet krahine prej 11 milionë banorësh, është qyteti i fundit që po kryen testim masiv.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 Vala e të nxehtit që goditi Zvicrën në fund të qershorit mund të ketë shkaktuar një... -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar











