Lajme
Raporti i republikanëve amerikanë: Virusi doli nga laboratori kinez
Republikanët janë të bindur se pandemia që pushtoi botën e ka origjinën në një strukturë kërkimore kineze. Raporti i publikuar prej tyre të hënën del në një konkluzion të tillë. Një përfundim që agjencitë e inteligjencës nuk e kanë konfirmuar.
Sipas raportit, ka “prova të shumta” që shkencëtarët e Institutit Ëuhan të Virologjisë – të ndihmuar nga ekspertë amerikanë dhe fonde të qeverisë kineze dhe amerikane – po punonin për të modifikuar koronaviruset për të infektuar njerëzit dhe një manipulim i tillë mund të jetë fshehur.
Konkluzionet e raportit u bënë të ditura nga Mike McCaul, përfaqësuesi më i lartë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Kina e ka hedhur poshtë hipotezën e daljes nga laboratorit të një virusi të modifikuar gjenetikisht. Rastet e paratë Covid-19, që deri tani ka marrë jetën ë mbi 4.4 milionë njerëzve, u identifikuan në Kinë në fund të vitit 2019 dhe kjo gjeneroi menjëherë teorinë e “rrjedhjes” së virusit nga Instituti i Vuhanit. Kjo teori nuk është provuar asnjëherë.
“Ne tani besojmë se është koha për të hedhur poshtë plotësisht tregun me lagështirë si burimi i virusit”, citohet raporti nga Reuters. “Ne gjithashtu besojmë se mbizotërimi i provave dëshmon se virusi ka rrjedhur nga laboratori dhe se kjo ka ndodhur para 12 shtatorit 2019.”
Raporti citon atë që quhej informacion i ri dhe i nën-raportuar në lidhje me protokollet e sigurisë në laborator, duke përfshirë një kërkesë në korrik 2019 për një rishikim prej 1.5 milion dollarësh të një sistemi të trajtimit të mbetjeve të rrezikshme për objektin, i cili ishte më pak se dy vjeç.
Në prill, agjencia më e lartë e inteligjencës amerikane tha se ishte dakord me konsensusin shkencor se virusi nuk ishte i krijuar nga njeriu ose i modifikuar gjenetikisht.
Presidenti amerikan, Joe Biden, në maj urdhëroi agjencitë e inteligjencës amerikane të përshpejtojnë kërkimin e tyre për origjinën e virusit dhe të raportojnë për të 90 ditë më pas.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 Vala e të nxehtit që goditi Zvicrën në fund të qershorit mund të ketë shkaktuar një... -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar












