Lajme
OBSH-ja do të testojë tri ilaçe ekzistuese për përdorim kundër COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën se së shpejti do ta nisë testimin e tri ilaçeve ekzistuese për të parë nëse ato mund t’i ndihmojnë pacientët që vuajnë nga COVID-19.
Tri ilaçet, sipas OBSH-së, mund të miratohen pas përfundimit të fazës së ardhshme të hulumtimit global për identifikimin e trajtimeve potenciale ndaj koronavirusit.
Ilaçet që do të testohen janë zgjedhur nga një panel i pavarur, bazuar në gjasat e tyre për t’i parandaluar vdekjet mes personave të hospitalizuar shkaku i infeksionit të rëndë me virus.
Në testim do të përfshihen artesunati, një ilaç ky kundër malaries, bari kundër kancerit imatinib dhe infliximabi, i cili aktualisht përdoret te personat me sëmundje të sistemit imunitar.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së













