Lajme
Maqedoni: Po testohen vetëm mërgimtarët
“Sigurisht se ka mbi 1 mijë persona që janë pozitivë brenda ditës, kryesisht të rinj që kolliten, teshtijnë ose kanë rrjedhje nga hunda, por e kalojnë virusin me simptoma të lehta. Testohen vetëm ata që janë të detyruar që ta marrin testin negativ për t’u kthyer në vendet e Evropës, ku ata jetojnë”, thotë mikrobiologu Panovski
Shifrat e rasteve të reja janë të paktën trefish më të larta se numrat zyrtar, pasi tani me virus po infektohet popullata e re, që e kalon virusin me simptoma të lehta dhe për këtë arsye nuk testohen.
Kështu tha për mediat mikrobiologu maqedonas Nikolla Panovski nga Fakulteti i Mjekësisë në Shkup, ndërsa ka shtuar se aktualisht, po testohen vetëm ata që janë të detyruar që ta marrin testin negativ për t’u kthyer në vendet e Evropës, ku ata jetojnë.
“Sigurisht se ka mbi 1 mijë persona që janë pozitivë brenda ditës, kryesisht të rinj që kolliten, teshtijnë ose kanë rrjedhje nga hunda, por e kalojnë virusin me simptoma të lehta. Testohen vetëm ata që janë të detyruar që ta marrin testin negativ për t’u kthyer në vendet e Evropës, ku ata jetojnë”, thotë Panovski, transmeton koha.mk, përcjell Albinfo.ch.
Ai shton se është gabim që masat e ndërmarra nga qeveria nuk hyjnë në fuqi menjëherë, por vetëm pas tri javësh, pasi sipas tij, me rritjen e numrit të rasteve, situata do të jetë vështirë e menaxhueshme.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












