Kosova
Policia tregon arsyet e anulimit të “Beer Fest-it”
Edicioni i 10-të i “Beer Fest Kosova” nuk do të mbahet për vitin e dytë më radhë.
Policia e Kosovë ka refuzuar kërkesën e organizatorëve gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot ka treguar arsyen pse e kanë anuluar.
“Kërkesa është refuzuar me arsyetimin se tubimi i paraparë me datën 13, 14 dhe 15.08.2021 nuk mund të mbahet duke u bazuar në dispozitat e nenit 8 paragraf 1 pika 1.4 dhe nenit 18 paragraf 10 pika 10.4 te Ligjit për Tubime Publike Nr. 03/L-118”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia thotë se, përveç ankesave të shumta të qytetarëve që kanë pasur në të kaluarën për zhurmën, bllokimin e komunikacionit, prishje të rendit dhe qetësisë publike, veprat penale ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, problem paraqet edhe numri i madh i qytetarëve që e frekuentojnë lokacionin, të cilin e ka propozuar organizatori, ku sipas organizatorit do të marrin pjesë 2000 deri 3000 pjesëmarrës në një lokacion që nuk ka kapacitet të akomodojë këtë numër të pjesëmarrësve.
“…Çështje kjo për të cilën zyrtarët kompetentë nga stacioni Qendra, kanë rekomanduar organizatorin e festivalit ‘Beer fest’ që të gjejnë një lokacion më të përshtatshëm për mbajtje të eventit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të mbështesë aktivitetet dhe organizimet në përputhje me Ligjin për tubime publike”, thuhet në njoftim.
Organizatorët e festivalit thanë sot se nuk pajtohen me vendimin e Policisë për anulim të këtij organizimi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











