Lajme
60-vjetori i ndërtimit të Murit të Berlinit
Gjermania shënoi 60-vjetorin e nisjes së ndërtimit të Murit të Berlinit, i cili ka ndarë kombin në dy sisteme rivale politike dhe është bërë simbol i Luftës së Ftohtë, duke ekzistuar për 28 vjet, përcjell albinfo.ch.
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe kryetari i Berlinit, Michael Mueller, pritet të marrin pjesë më 13 gusht në ceremoninë në Berlin, që shënon këtë përvjetor.
Ata do të vizitojnë vendin përkujtimor të Murit të Berlinit, ku besohet se rreth 140 persona janë vrarë nga gardat kufitare të Gjermanisë Lindore, teksa kanë tentuar të ikin drejt Perëndimit.
Ndërtimi i Murit ka nisur më 13 gusht 1961, kur ushtarët e Gjermanisë Lindore kanë nisur të shtrijnë më shumë se 40 kilometra tela me gjemba dhe beton, në atë që është konsideruar mbrojtje për të parandaluar hyrjen e fashistëve në Berlinin Lindor.
Muri ka qenë 3.6 metra i lartë dhe ka rrethuar pjesën e ish-Bashkimit Sovjetik në kryeqytetit gjerman, i cili, ashtu si vetë Gjermania, ishte ndarë midis Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe ish-Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore.
Muri është rrëzuar përmes një revolucioni në lindje, në nëntor të vitit 1989, duke i hapur rrugë bashkimit të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











