Lajme
Gjermani: Moshat e reja kryesojnë në rastet e reja me COVID-19
Shumica e rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani janë adoleshentë dhe të rinj
Instituti Robert Koch (RKI) bëri të ditur se rastet e reja janë rritur veçanërisht në mesin e personave në të 30-at dhe më të rinj, ndërsa kanë mbetur të ulëta te të rriturit e moshës mbi 60 vjeç.
Incidenca më e lartë 7-ditore u regjistrua në ata midis moshës 20 dhe 24 vjeç (59 raste për 100 000 banorë), ndërsa ishte më e ulëta në mesin e grupmoshave mbi 60 vjeç (më pak se 10 raste për 100 000 banorë), transmeton AA, përcjell Albinfo.ch.
Lehtësimi i masave kundër koronavirusit dhe i kufizimeve të udhëtimit besohet të ketë kontribuar në rritjen e rasteve të reja te të rinjtë.
RKI raportoi 5 578 raste të reja me COVID-19, dita e dytë radhazi që rastet e reja kalojnë shifrën 5 000.
Sipas shifrave zyrtare, numri i rasteve aktive u rrit në 42 900, nga 39 500 që ishte dje, por numri i të shtruarve në spital dhe numri i vdekjeve kanë mbetur relativisht të ulëta.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













