Lajme
Chair Airlines rrit flotën e saj me një Airbus A320
Kompania Chair Airlines, orarin dimëror të fluturimeve 2021/22 do ta zhvillojë përsëri me tre aeroplanë, duke shtuar aeroplanin A320 me 180 vende
Në nëntor të vitit 2021, kompania ajrore Chair Airlines do të kompletojë flotën e saj, duke i shtuar asaj një aeroplan “Airbus A320”, thuhet në një komunikatë për media nga Chair Airlines.
Ky aeroplan do të zëvendësojë Airbus A319, i cili në mesin e vitit 2020 ishte dëmtuar në mënyrë të pandreqshme gjatë punëve të mirëmbajtjes në Napoli.
Më saktë: Në korrik të vitit 2020 makina Airbus A319 (HB-JOH) gjatë punimeve të mirëmbajtjes në Napoli ishte dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga rënia e një dere të hangarit.
Kështu, kompania Chair Airlines, orarin dimëror të fluturimeve 2021/22 do ta zhvillojë përsëri me tre aeroplanë, transmeton albinfo.ch.
Airbus A320 aktualisht është në të ashtuquajturën fazë “Phase In” dhe është duke u servisuar, ngjyrosur dhe duke marrë një strukturë të re të kabinës.
Aeroplani me 180 vende në të ardhmen do të përdoret kryesisht në itineraret e plota të operuara nga Air Prishtina në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Pas fazës së transformimit të Chair Airlines që filloi në mes të vitit 2019 dhe muajve të pandemisë korona, kompania ajrore e re, duke futur në flotën e saj një lloj avioni më të madh po bën hapin e saj të parë drejt rritjes, përcjell albinfo.ch.
Nëse lejon situata e tregut dhe zhvillimet e pandemisë së koronës, për vitin 2022 është planifikuar marrja e një tjetër Airbus A320, vazhdon komunikata.
Rreth Chair Airlines
Chair Airlines është themeluar në vitin 2019. Kjo kompani ajrore operon me tre avionë nga Cyrihu në verën e vitit 2021 dhe u shërben destinacioneve të njohura të pushimeve si dhe udhëtimeve në Evropë, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
E-Diaspora
-
Besnik Halili nga Zvicra në një nga Forumet më Elitare Botërore të Arkitekturës dhe Inxhinierisë në Xhedah 2025 Inxhinieri shqiptar nga Zvicra, Besnik Halili, themelues i kompanisë Halili + Partner Ingenieur, mori pjesë në... -
Gjuha shqipe, ura që bashkon diasporën shqiptare në Gjermani -
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës -
Policia kërkon shqiptarin për plagosje të rëndë të ish partnerit të gruas
Jeta në Zvicër
-
Qielli ndriçohet nga një meteor i ndritshëm, pamje spektakolare në Zvicër “Top zjarri” me ngjyrë të gjelbër ndriçon qiellin mbi Zvicër dhe Itali... -
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin












