Zvicër

Chair me ofertë të re: Gjithçka për një udhëtim të pabrenga dhe me komoditet

"Për një udhëtim pa shqetësime, ne ju ofrojmë një gamë të gjerë opsionesh shtesë kur rezervoni fluturimin", shkruan Chair

Kompania ajrore Air Prishtina del me një ofertë të re për klientët e saj. Në vazhdim, hollësitë e ofertës.

Për një udhëtim pa shqetësime, ne ju ofrojmë një gamë të gjerë opsionesh shtesë kur rezervoni fluturimin. Ju mund të rezervoni shërbimet e mëposhtme për të gjitha fluturimet nga Cyrihu me Chair në mënyrë që ta bëni udhëtimin tuaj sa më të këndshëm.

PRIORITY PACKAGE (PAKETA PËRPARËSORE) (E RE)

Ky opsion praktik shtesë mund të rezervohet duke paguar vetëm 30 CHF për person. Ai përfshin check-in me përparësi dhe hipje me përparësi.

Regjistrimi, në mbrëmjen para fluturimit (I RI)

Për t’ju kursyer kohën dhe nervat në ditën e udhëtimit, ne ju ofrojmë check-in një natë më parë, kundrejt një tarife shtesë prej 10 CHF. Kjo mund të bëhet do ditë nga ora 20:00 deri në 22:00 në aeroportin e Cyrihut. Regjistrimi online është gjithashtu i disponueshëm 24 orë para nisjes. Ne do t’ju dërgojmë një email sapo mundësia të jetë e hapur për ju.

Për shkak të stafit të pakët në aeroporte dhe vëllimit të madh të udhëtimeve në muajt e verës, i rekomandojmë shprehimisht të gjithë pasagjerëve tanë që të përdorin këto shërbime për të shmangur pritjet e gjata dhe për të nisur pushimet e tyre në mënyrë sa më të relaksuar.

PREORDER MEAL (I RI) (Ushqimi me porosi paraprake)
Si pasagjer i Kompanisë Chair ju mund të shijoni ushqime të shijshme nga kuzhina e partnerit Gate Gourmet. Në të gjitha fluturimet me Chair mund të zgjidhni nga 14 ushqime dhe meny të shijshme dhe t’i porosisni ato paraprakisht. Kjo ju jep këto përparësi: shërbim më të shpejtë, më pak mbetje ushqimore dhe më shumë zgjedhje.

REZERVIMI I VENDEVE
Në të gjitha fluturimet me Chair dhe Enter Air, mund të zgjidhni dhe rezervoni vendin tuaj kur rezervoni fluturimin ose ta shtoni më vonë te “Rezervimi im” (Meine Buchung). Çmimet ndryshojnë në varësi të numrit të ulëseve.

MBROJTJA NGA ANULIMI
Ju mundeni gjithashtu të rezervoni mbrojtjen e anulimit për të gjitha fluturimet dhe kështu të siguroni më shumë fleksibilitet. “Mbrojtja e anulimit” është një tarifë e pakthyeshme prej 15% të çmimit bruto të biletës që ju jep fleksibilitetin për të anuluar fluturimin tuaj pa kompensim anulimi deri në 48 orë përpara nisjes. Pa dhënë arsye.

Keni ende pyetje?
Ne jemi këtu për ju. Kudo dhe 24/7!

Zvicër: +41 44 221 19 17
Gjermani: +49 180 6 60 60 55


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI