Kosova
Nxiti urrejtje përmes librave, arrestohet autori Gjin Morina
Morina përmes librit kërkon shkatërrimin e xhamive nëpër vendet shqipfolëse dhe këtë e bën duke iu lutur liderit të ndjerë shqiptar, Enver Hoxhës
Pak ditë më parë poeti shqiptar Gjin Morina, i cili jeton në Austri, publikoi librin me titull “Bubullimë në shpirt”. Ai u arrestua të shtunën nga Policia e Kosovës, rrugës derisa ishte nisur drejt Austrisë.
Sipas informacioneve nga Policia, ai është arrestuar nën motivin për nxitje të urrejtjes përmes librit të sapobotuar.
Me këtë rast, njësitet policore i kanë sekuestruar atij edhe disa libra, njofton Klan Kosova, transmeton Albinfo.ch.
Në librin e tij “Bubullimë në shpirt”, Morina kërkon shkatërrimin e xhamive nëpër vendet shqipfolëse, dhe këtë e bën duke iu lutur liderit të ndjerë shqiptar, Enver Hoxhës.
Për botimin e kësaj vepre, ai para disa ditëve kishte përmendur Klubin Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, mirëpo, sipas kryetarit të këtij klubi, Muharrem Kurti, ky libër as nuk është redaktuar dhe as botuar nga anëtarët e kësaj shoqate.
Policia ndërkohë ka bërë të ditur se ai aktualisht është duke qëndruar në mbajtje, ndërkaq hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë.
E-Diaspora
-
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë Bernard Dika është një nga figurat më të suksesshme të politikës lokale në Toskanë, ka arritur... -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












