Kosova
Drejtori i Infektives: Do të përballemi me gjendje të vështirë
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 5 qytetarë e 1 mijë e 765 kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 113 pacientë të infektuar me koronavirus.
E sipas u.d. të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, nëse vazhdon ky trend i shtrimit në spitale, nuk do të ketë vende të lira për pacientë.
“Në Infektivë ka ende shtretër të lirë, por nëse vazhdon kështu, kam frikë që do të jemi në gjendje të vështirë”, ka thënë ai.
Sipas Vishaj, pacientët të cilët janë në infektivë janë kryesisht mosha të reja.
“Ka edhe mosha të reja, për dallim kur më herët ka dominuar hospializimi i moshave të vjetra. Tash edhe numri i të hospitalizuarve në moshë të re është duke dominuar”, ka thënë ai.
Vishaj fajtorë për rritjen kaq të madhe të rasteve po e bënë hapjen e shpejtë të vendit dhe variantin Delta.
“Kjo është për shkak se te ne është kah qarkullon varianti Delta, i cili përhapet shumë më shpejt se sesa variantet që kanë qenë më përpara, ky është njëri prej faktorëve. Faktori i dytë është hapja shumë e madhe që ka ndodhur, turmat e mëdha të njerëzve, hapja e diskotekave, gjithashtu ahengjet, këta dy faktorë kanë çuar deri në rritjen kaq shumë të rasteve”, ka thënë ai.
Vishaj më tutje u shpreh se në Klinikën Infektive i kanë identifikuar 11 raste ku personat e vaksinuar janë infektuar prapë me Covid-19.
“Deri tash i kemi regjistruar 10 deri 11 raste që kanë qenë të vaksinuar dhe që janë infektuar, mirëpo ajo që është vërejtur se manifestimet klinike janë dukshëm më të lehta, e kalojnë shumë më lehtë”, u shpreh ai.
Por që sipas Vishaj, simptomat që i kanë shfaqur kanë qenë shumë më të lehta.
“Potencialisht edhe personat e vaksinuar kanë mundësi ta bëjnë shpërndarjen, por me një mundësi shumë më të vogël sesa të pavaksinuarit”, ka thënë Vishaj.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten













