Lajme
Greqia nuk do të lejojë që afganët të kalojnë në BE përmes territorit grek
Greqia nuk do të lejojë që migrantët nga Afganistani të kalojnë drejt BE-së nga territori i saj, deklaroi sot ministri grek i Migracionit, Notis Mitarakis.
“Ne nuk duam që vendi ynë të bëhet porta drejt BE-së për njerëzit që duan të shkojnë në Evropë”, tha Mitarakis në komentet për transmetuesin kombëtar televiziv grek, ERT, përcjell Albinfo.ch.
Ministrat e Brendshëm të BE-së kanë planifikuar që nesër të diskutojnë situatën e re të krijuar në Afganistan, ku forcat talebane morën kontrollin efektiv të vendit.
Mitarakis theksoi nevojën për një politikë të përbashkët migracioni, duke shtuar se vendi i tij do të vazhdojë të monitorojë ashpër kufijtë detarë dhe tokësorë me Turqinë.
“Ne nuk duam të shohim një tjetër 2015”, tha ai duke iu referuar krizës së refugjatëve në Evropë atë vit, kur mbi 850 000 emigrantë hynë në Greqi nga Turqia.
Shumica e tyre udhëtuan për në Gjermani.
Greqia monitoron kufijtë e saj detarë dhe tokësorë me Turqinë me një numër të madh patrullash të rojave bregdetare dhe policisë kufitare, në shumë raste duke parandaluar migrantët të arrijnë në ishujt grekë.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së












