Kuriozitete
Vendi më i lumtur në botë
Për t’u kujdesur për qetësinë shpirtërore, në vitin 2008 u formua Komiteti i Lumturisë
Ky shtet misterioz dhe piktoresk, i vendosur midis Indisë dhe Kinës në Azinë Jugore, ishte i pa zbuluar nga turistët deri në vitin 1974.
Sot, pas shumë përpjekjesh, turistë nga mbarë bota mund ta vizitojnë Butanin, ndonëse procedurat janë tmerrësisht të stërzgjatura, pasi mbreti i vendit përpiqet të kufizojë numrin e turistëve. Deri në vitin 1999, në Butan ishte e ndaluar rreptësisht përdorimi i televizorit dhe internetit. Pasi u pa që ishte e pamundur të qëndrohej larg teknologjisë, u vendos të anulohej ligji.
Për t’u kujdesur për qetësinë shpirtërore, në vitin 2008 u formua Komiteti i Lumturisë. Për më tepër ekziston edhe Ministria e Lumturisë, që përcakton ekuilibrin e vlerave financiare, mendore dhe shpirtërore. Në Butan, nuk ka asnjë njeri që jeton rrugëve. Nëse dikush humbet shtëpinë apo është i pastrehë, mjafton të drejtohen te mbreti Jigme Khesar Namgyel Wangchuck, i cili menjëherë kujdeset për t’iu dhënë një copë tokë, ku të mund të jetojnë. E qartë pse njerëzit e konsiderojnë veten shumë të lumtur, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Çdo banor ka të drejtën të përfitojë kujdes mjekësor falas. Ndalohet kultivimi dhe shitja e duhanit. Është praktikisht e pamundur të blesh duhan. Turistët duhet të kenë një sërë dokumentesh të nevojshme dhe duhet të paguajnë tarifë nëse duan të marrin cigare me vete.
Vendi tregon një kujdes të jashtëzakonshëm për ekologjinë dhe natyrën. Në vitin 2015, Butani vendosi një rekord botëror duke mbjellë 50,000 pemë në vetëm një orë. Gratë janë më të respektuarat në vend. Të gjitha pronat, sendet personale dhe pasuritë e tjera i shkojnë vajzës së madhe, jo djalit.
Sot, bota po përpiqet vazhdimisht të shkojë drejt gjërave “bio”. Në Butan, nuk ka probleme të këtij lloji. Është e jashtëligjshme përdorimi i produkteve kimike. Çdo gjë kultivohet brenda vendin në metoda krejt natyrale.
Nuk ka trafik në kryeqytetin Thimphu, nuk ka semaforë, por kjo nuk është problem për këmbësorët. Në të gjitha rrugët ndodhen policë që drejtojnë qarkullimin. Edhe pse ky vend duket sikur ka masa tepër të rrepta, njerëzit e Butanit janë shumë miqësorë dhe të lumtur.
E-Diaspora
-
Berlin
Festivali i Filmit Shqiptar po prezantohet në Berlin me 20 filma Në kinemanë historike Kino Babylon shfaqen filma që pasqyrojnë zhvillimin e kinematografisë shqiptare ndër dekada.... -
Kroaci
Mbrëmje e veçantë artistike në Zagreb për diasporën shqiptare -
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini -
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar














