Gjuha
Hapet një pikë e re shkollore në gjuhën shqipe në Eglisau të Cyrihut
Të shtunën, në Eglisau të kantonit të Cyrihut, me iniciativën e LAPSH-it dhe Këshillit të prindërve në këtë rajon u bë hapja solemne e një pike të re shkollore të mësimit plotësues në gjuhën dhe kulturën amtare, shkruan albinfo.ch.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj pike shkollore, përpos mësueses Afërdita Veliu, e cila do të japë mësim në këtë pikë mësimi të gjuhës shqipe, ishte i pranishëm edhe kryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihu, zotëri Naser Ulaj, sikurse edhe një pjesë e prindërve që dërgojnë fëmijët në këtë shkollë.
Kryetari Ulaj mbajti një fjalë të shkurtër rasti mbi rëndësisnë që ka mësimi në gjuhën amtare dhe përfitimet që kanë nxënësit me këtë rast. Për prindërit u bë prezentimi i mësueses Afërdita Veli, mësuese me përvojë shumëvjeçare në kuadër të LAPSH-it, e cila po ashtu nga prizmi i mësimdhënëses njoftoi prindërit dhe fëmijët me programin shkollor që do të zhvillohet me nxënësit.
Duke shfrytëzuar këtë mundësi takimi, prindërit zgjodhën edhe kryesinë dhe kryetaren e Këshillit të prindërve për këtë rajon, zonjën Aida Jusufi. Zonja Jusufi u zotua për një intensifikim të mëtejmë të punës me prindër, me qëllim që sa më shumë fëmijë të shkojnë në shkollë për të mësuar gjuhën e tyre amtare.
E veçanta e këtij takimi ishin vetë fytyrat e buzëqeshura të nxënësëve, të cilët gravitojnë në këtë pikë shkollore nga sot e tutje. Ata ishin shumë të interesuar për librat dhe materialin shkollor në gjuhën shqipe. Urojmë të shkojë mbarë e me sukses puna e nisur e LAPSH-it në këtë rajon!
Së shpejti do të njoftoheni edhe për hapjen e pikave të tjera të reja në kantonin e Cyrihut.



Për LAPSH-in e kantonit të Cyrihut, Gëzim Kasumaj, nënkryetar.
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












