Lajme
Inteligjenca amerikane nuk mund të vendos për origjinën e koronavirusit
Nga kafshët, apo laboratori?
Shërbimet inteligjente amerikane nuk ishin në gjendje të vendosnin përfundimisht për origjinën e koronavirusit, duke mos gjetur dot nëse ka dalë nga ndonjë laborator, apo është zhvilluar në natyrë.
Kështu të paktën thotë një raport i publikuar së fundmi nga komuniteti i inteligjencës, i përbërë nga 18 agjenci spiunazhi. Megjithatë, ata arritën në përfundimin se Covid-19, që shkaktoi një pandemi mbarëbotërore, nuk ishte krijuar si një armë biologjike.
Raporti u vlerësua si “anti shkencor” nga ministri i Jashtëm kinez. Në përfundimet e një prej agjencive të inteligjencës thuhet se virusi me shumë gjasa ka dalë nga një incident i ndodhur në laboratorin e Institutit të Virologjisë së Wuhanit, qytetit kinez ku u shfaqën rastet e para me koronavirus, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Pas publikimit të raportit, presidenti Biden lëshoi një deklaratë ku kritikonte Kinën për refuzimin e saj për të bashkëpunuar me hetimet. Në një hetim të mëparshëm të realizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rezultoi se koronavirusi kishte dalë nga një kafshë e shitur në një treg.
Pandemia e koronavirusit deri tani u ka marrë jetën rreth 4,5 milionë personave në të gjithë botën dhe pavarësisht prodhimit të disa vaksinave, shumë shtete po përjetojnë një tjetër valë infektimesh dhe shtrimesh në spital.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së












